LAJMI I FUNDIT:

Hahn edhe në Presidencë, Meta e falënderon për angazhimin

Hahn edhe në Presidencë, Meta e falënderon për angazhimin

Para takimit me ministrat e qeverisë Rama, komisionari Johannes Hahn u prit edhe nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit.

Presidenti Meta shprehu mirënjohje ndaj angazhimit të menjëhershëm të Komisionarit evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit,  Johannes Hahn, në nxitjen e hapave të mëtejshëm të negociatave.

Presidenti Meta vlerësoi mundësinë bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave.


Gjithëpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për ecurinë e suksesshme të reformave, nënvizoi Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e agjendës evropiane të tri muajve të fundit tek Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit./TCh/

Në trend Lajme

Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Lajme
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Kalo në kategori