LAJMI I FUNDIT:

Hahn: E shohim Maqedoninë në rrugë të mirë!

Hahn: E shohim Maqedoninë në rrugë të mirë!

Euro-komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn për Wiener Zeitung ka folur për çështjen e Maqedonisë dhe për dialogun me Greqinë. Sipas tij, gjërat janë duke shkuar mirë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Patjetër të gjindet një zgjidhje politike. Tanimë veçse kemi hapur një dritare për të bërë zgjidhje. Deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm në Greqi, kur edhe mund të rritet retorika politike, ne mund të kryejmë shumë punë. Tani për tani marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë janë përmirësuar ndjeshëm dhe për këtë ne jemi të interesuar që të shohim epilogun kryesor. Jemi vigjilentë që gjërat të shkojnë vetëm mirë dhe për këtë jemi duke punuar së bashku me dy shtetet në fjalë por edhe me faktorët tjerë atje në Ballkan që të kemi një rrugëtim të përbashkët që do të jetë stabilizues i asaj pjese të Evropës.” tha Hahn për gazetën austriake Wiener Zeitung.

Hahn ka përsëritur edhe një herë se një brengë e Maqedonisë është larguar dhe ajo është kriza politike që pengonte rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe NATO-s. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, eksperti i sigurisë Shala: Është dezinformuar qëllimshëm

Siguri
Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Shqiptari nga Ukraina rrëfen për luftën: Situata në terren sikur Kosova gjatë luftës

Lajme
“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

“Nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje”, Krasniqi nga NISMA: Të tjerët e kanë zënë rendin, në dreka e darka me  Kurtin

Lajme
Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Lajme
KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

KQZ njofton se javën e ardhshme fillon numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Kalo në kategori