LAJMI I FUNDIT:

Hagë: Vendimi i gjykatës pa praninë e Sheshelit

Hagë: Vendimi i gjykatës pa praninë e Sheshelit

Gjykata për krime të luftës e Kombeve të Bashkuara do ta shpall vendimin kundër liderit radikal serb, Vojisllav Sheshel, në mungesë të tij për shkaqe shëndetësore, ka njoftuar mbrëmë kjo gjykatë.

I cilësuar si nacionalist i përbetuar, Vojsillav Sheshel, ka refuzuar të kthehet në Hagë, sipas një vendimi obligues gjyqësor, prandaj veprimi i Gjykatës për krime të luftës, e ka evituar një konfrontim potencial ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Serbisë, që do të mund të çonte në imponim të sanksioneve të BE-së.

Sheshel është i akuzuar për nxitje të përndjekjes dhe për pastrim etnik nga ana e serbëve, gjatë luftërave pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.


Ai mbetet i popullarizuar në mesin e disa mbështetësve qeveritarë të krahut të djathtë në Serbi.

Gjykata në Hagë ka njoftuar se ka marrë informacion të besueshëm për shëndetin e Sheshelit nga autoritetet e Serbisë, që ka ndikuar në tërheqjen e urdhrit për që ai të jetë i pranishëm gjatë shpalljes së vendimit lidhur me nëntë pika të aktakuzës për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Shpallja e vendimit parashihet më 31 të këtij muaji.

Në trend Botë

Më shumë
Trump me “mesazh të qartë” për Netanyahun e Izraelit, kur bëhet fjalë për Turqinë

Trump me “mesazh të qartë” për Netanyahun e Izraelit, kur bëhet fjalë për Turqinë

Botë
Musk i bëri thirrje direkte Trumpit për të ndryshuar tarifat e reja, raporton Washington Post

Musk i bëri thirrje direkte Trumpit për të ndryshuar tarifat e reja, raporton Washington Post

Amerika
Zelensky konfirmon për herë të parë se trupat ukrainase janë aktive në rajonin Belgorod të Rusisë

Zelensky konfirmon për herë të parë se trupat ukrainase janë aktive në rajonin Belgorod të Rusisë

Botë
Turqia sheh

Turqia sheh "mundësinë e përfitimit" nga tarifat e vendosura nga Donald Trump

Botë
Donald Trump po planifikon një paradë ushtarake amerikane?

Donald Trump po planifikon një paradë ushtarake amerikane?

Amerika
Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Gjermania u thotë mësuesve të organizojnë trajnime për mbrojtje civile, pasi BE-ja u tha qytetarëve të përgatisin komplete mbijetese 72-orëshe

Evropa
Kalo në kategori