Trupi gjykues ka larguar tre dëshmitarë nga lista e dëshmitarëve të mbrojtjes për të cilët ka konstatuar se nuk kanë lidhje me akuzat me të cilat ngarkohet ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Deklarata hapëse e mbrojtës do të mbahet më 22 marsi, ndërsa një ditë më vonë do të fillojë paraqitja e provave dhe dëgjimi i 17 dëshmitarëve të mbrojtjes.
Trupi gjykues ka urdhëruar mbrojtjen e Salih Mustafës që të largojë nga lista dëshmitarin me numër 1800, 2000 dhe 100, për këtë të fundit, kryetarja e turpit gjykues Mappie Veldt-Foglia ka thënë se deklarata e tij lidhet me zhvillimet politike në Kosovë.
“Trupi gjykues konstaton se dëshmitë e dëshmitarëve 100, 1800 dhe 2000 nuk kanë lidhje me akuzat kundër të akuzuarit, andaj nuk ndihmon në përcaktimin e të vërtetës, duke e urdhëruar mbrojtjen që t’i heqë këta dëshmitarë nga lista e dëshmitarëve nuk e dëmton të drejtën e të akuzuarit për të paraqitur provat e veta, përkundrazi, trupi gjykues autorizon mbrojtjen që të thërrasë dëshmitarët 200, 1700, 1900 që propozohen në listën e dëshmitarëve….Në veçanti trupi gjykues mendon se provat ose dëshmia që do të jep dëshmitari 100 lidhet me zhvillimet politike në Kosovë dhe nuk përfshihet në juridiksionin kohor të gjykatës dhe të akuzave ndaj të akuzuarit. Trupi gjykues mendon që provat kontesktuale nuk do ta ndihmojnë panelin të vlerësojë faktet e kësaj çështjeje”, tha ajo.
Ndërsa lidhur me dëshmitarin numër 1800, gjyqtarja ka thënë se ai ka përsëritur deklaratat e dy dëshmitarëve të tjerë dhe i njëjti nuk ka qenë i pranishëm në Zllash në periudhën për të cilën akuzohet Mustafa.
Foglia ka thënë tutje se dëshmitari me numrin 2000 e ka takuar Mustafën vetëm pas ngjarjeve për të cilat ky i fundit akuzohet.
Në konferencën përgatitore për mbrojtjen, turpi gjykues ka marrë vendim që deklarata hapëse e mbrojtjes të zgjasë dy orë dhe të zhvillohet më 22 mars.
“Trupi gjykues përcakton të martën 22 mars në orën 09:30 si datën për deklaratën hapëse të mbrojtjes. Mbrojtja do të ketë dy orë për të bërë deklaratën hapëse dhe do të lejohet të përdorë mjete vizuale dhe mjete të tjera duke përfshirë materiale provuese vetëm nëse këto materiale, përfshinë edhe ERN-në e tyre (numrat e dosjeve), i komunikohen njësisë për administrimin e gjykatës, prokurorisë, mbrojtjes së viktimave dhe turpit gjykues sa më shpejtë të jetë e mundur dhe jo më vonë se e martë 15 mars 2022”, ka thënë ajo.
Trupi gjykues i ka dhënë mbrojtjes një total prej 36 orësh për të marrë në pyetje dëshmitarët.
“Trupi gjykues mendon që është e përshtatshme që t’i jep mbrojtjes një total prej 36 orësh për pyetjet nga pala thirrëse të këtyre 17 dëshmitarëve që janë të autorizuar të japin dëshmi. Kjo kohë mund të ndahet pastaj midis këtyre dëshmitarëve, sipas gjykimit të mbrojtjes, megjithatë mbrojtja nuk mund të kërkojë më shumë kohë për një dëshmitarë të caktuar dhe nëse do të kërkojë më shumë kohë duhet të paraqesë arsyet para trupit gjykues”, ka thënë ajo.
Foglia ka thënë se më 23 mars do të fillojë të dëgjohet dëshmitari i parë me numrin 200, për të cilin ajo ka bërë të ditur se do të mund të vazhdojë të dëgjohet edhe paraditen e 24 marsit dhe më 28 mars.
Kryetarja e trupit gjykues ka bërë të ditur se kalendari i seancave gjyqësore në rastin ndaj Salih Mustafës do të bëhet i ditur në fund të javës.
Gjithashtu trupi gjykues ka marrë urdhër edhe për paraqitjen e provave të kërkuara nga mbrojtësja e viktimave.
Paneli e ka pranuar kërkesën e avokates së viktimave për të lejuar viktimën me numër 0505 që të paraqitet para panelit dhe të jep mendimet e veta të hënën më 21 mars 2022.
Në konferencë u bë e ditur se viktima do të paraqitet me masa mbrojtëse nga publiku dhe nuk do t’i nënshtrohet marrjes në pyetje nga palët përveç nëse një gjë e tilla konstatohet e nevojshme nga trupi gjykues.
“Trupi gjykues cakton institutin mjekoligjor holandez për të vlerësuar gjendjen psikiatrike dhe për të vlerësuar dëmtimet fizike dhe psikologjike që kanë vuajtur 0809 dhe 10 si rezultat i torturës, trajtimit mizor dhe ndalimit arbitrar që pretendohet se kanë pësuar, dhe të përgatisë një raport për këtë. Lidhur me këtë Instituti i mjekësisë ligjore i Holandës mund të caktojë një ekspert ose më shumë ekspertë që do të krijojnë ekzaminimet e kërkuara psikiatrike, fizike dhe fiziologjike”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues.
Ajo ka thënë se vendimi për të caktuar këtë institut dhe për të hartuar raportin nuk e cenon vendimin përfundimtar të turpit gjykues lidhur me fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarit. Ndërsa raporti do t’u dorëzohet palëve deri më 13 maj të këtij viti.
Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.
Salih Mustafa po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues është deklaruar i pafajshëm, njofton KP./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu…
Klekovski: Spitalet në Shtip, Manastir dhe Tetovë ose do të trajtojnë me terapi biologjike ose nuk ka nevojë për reparte onkologjike që nuk funksionojnë
Vrasja mafjoze e 47-vjeçarit me origjinë shqiptare në Greqi, arrestohen dy persona
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës