Tribunali Ndërkombëtar i Hagës sot pritet të vendosë në procesin për krime të luftës së Vojsllav Sheshelit, një nacionalisti serb, i cili akuzohet për nxitje vrastare të spastrimit etnik gjatë viteve ’90 në luftërat e Ballkanit.
Shesheli, 61 vjeçar, nuk do të jetë i pranishëm në vendimin e gjykimit të Hagës. Ai ishte liruar në vitin 2014, pasi ishte diagnostikuar me kancer të stazës së fundit, dhe që nga atëherë ai është zhytër në politikën serbe, duke iu adresuar turmave gjatë tubimeve të ndryshme, duke shfaqur në këtë mënyrë kundërshtim të hapur ndaj vendimeve të gjykatës së Hagës.
Si ish-zëvendës i kryeministrit serb, në kohën e presidentit të atëhershëm Sllobodan Millosheviq, Shesheli përballet me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte, për nxitje të spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në provincën serbe të Vojvodinës.
Hetuesit thonë se ai ka ndihmuar njësitë paramilitare serbe në realizimin e qëllimit të tij për krijimin e një “Serbie të Madhe”, të pastër etnikisht, nga shteti në shthurje i Jugosllavisë, transmeton Rel.
Ato njësi paramilitare larguan me dhjetëra mijëra myslimanë dhe kroatë nga shtëpitë e tyre.
Shesheli “kishte krijuar ushtrinë e vet të vullnetarëve,…i kishte indoktrinuar ata me ide helmuese” dhe i kishte dërguar ata për të kryer ‘krime të tmerrshme’, kishte thënë prokurorja e Kombeve të Bashkuara, Christine Dahl, në gjykatë, në vitin 2007.
“Në fund, Shesheli nuk arriti të krijonte një ‘Serbi të Madhe’; ai arriti të krijonte një Serbi më të vogël dhe i dha botës një periudhë të spastrimit etnik”, kishte thënë ajo.
Shesheli njihet për fjalimet e tij të zjarrta dhe kërcënimet e ashpra, sikurse zotimi për t’i vrarë kroatët duke “ua nxjerrë sytë me lugë të ndryshkura”. Një herë, ai kishte bërë një paralele ndërmjet tij dhe kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump.
Shesheli, i cili e ka mbrojtur veten në gjykatë, është deklaruar i pafajshëm. Nëse dënohet, ai mund të përballet me burgim të përjetshëm, gjë që do të kërkonte transferimin e tij në Hagë.
Ekstradimi i tij do të përbënte një dilemë për qeverinë e Serbisë, pasi dorëzimi i tij do të zemëronte bazën e përkrahësve të qeverisë, të cilët e shohin këtë gjykatë perëndimore si të anshme kundër Serbisë.
Por, refuzimi për bashkëpunim me gjykatën do t’i rrezikonte fondet që Serbia pranon nga Bashkimi Evropian, të cilit synon t’i bashkohet qeveria aktuale serbe.
Në një intervistë dhënë edicionit serb të Newsweek, Sheshi ka thënë se ai pret të dënohet deri në 25 vjet burgim.
“Nëse qeveria më ekstradon, atëherë unë do ta mbaj dënimin. Unë nuk do të kthehem vullnetarisht në Hagë”, ka thënë ai.
Pavarësisht gjendjes shëndetësore, Shesheli është shfaqur në emisione televizive, pastaj publikisht ka djegur flamujt e BE-së dhe NATO-s.
Ai në vazhdimësi po i nxit ndjekësit e tij të ekstremit të djathtë në tubime, para zgjedhjeve të përgjithshme në prill, në të cilat, lideri i Partisë Radikale Serbe shpreson ta fitojë një ulëse. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës