LAJMI I FUNDIT:

Hadergjonaj i lumtur me hapësirat që po ka në Ligën Premier

Hadergjonaj i lumtur me hapësirat që po ka në Ligën Premier
SOUTHAMPTON, ENGLAND - DECEMBER 23: Florent Hadergjonaj of Huddersfield Town is challenged by Nathan Redmond of Southampton during the Premier League match between Southampton and Huddersfield Town at St Mary's Stadium on December 23, 2017 in Southampton, England. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Florent Hadergjonaj e ka zënë vendin e titullarit tek skuadra e tij Huddersfield.

Huddersfield në dy ndeshjet e fundit në udhëtim ka marrë katër pikë, duke triumfuar 1-4 te Watfordi dhe duke ndalur Southamptonin në barazim 1-1.

Ylli nga Kosova ka qenë ndër më të mirët në fushën e lojës dhe kjo po e lumturon atë.


Në një prononcim për ‘Thesportsman’, Florenti ka folur për aventurën e tij në kampionatin anglez.

“Jam shumë i lumtur që kam luajtur rregullisht në këto ndeshjet e fundit, sepse është një rast i madh për mua”.

“Transferimi im ishte i vonshëm dhe e dija se më duhej kohë, por shokët e ekipit më ndihmuan të përshtatesha shumë shpejt. Tani jam i lumtur që jam adaptuar kaq shpejt edhe pse në fillim nuk ishte aq e lehtë”, thotë Hadergjonaj.

Hadergjonaj duke festuar një gol ndaj Watfordit së bashku me bashkëlojtarët e tij. (Foto /Getty Images)

22-vjeçari thotë se për të është një gjë e madhe që luan në kampionatin anglez dhe një ëndërr e bërë realitet.

“Unë jam ende i ri. Të luash në Ligën Premier është një gjë e madhe, jo vetëm për mua, por për tërë qytetin”.

“Është një ëndërr dhe ne të gjithë po e shijojmë duke luajtur në Ligën Premier. Kemi rezultate të mira”, ka deklaruar Hadergjonaj.

Pas 19 javëve në kampionatin anglez, Huddersfield zë pozitën e 11 në tabelë me 22 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/