Florent Hadergjonaj është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme.

Mbrojtësi i djathtë nga Kosova ka shkëlqyer këtë edicion në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.


Skuadra e tij Huddersfield ditë më parë aktivizoi klauzolën e blerjes për pesë milionë euro nga skuadra gjermane Ingolstadt.

Por Florenti së shpejti mund të rikthehet në kampionatin gjerman tek një skuadër shumë më e madhe se Ingolstadt.

Borussia Dortmund është duke kërkuar me ngulm trajnerin e Huddersfieldit, David Wagner.

Amerikano gjermani ka qenë edhe më parë në Dortmund nga viti 2011 deri më 2015 ku drejtoi ekipin B të verdhezinjve, shkruan Telegrafi.

nintchdbpict000355414396 1

Paraqitjet e mira të skuadrës së tij në Ligën Premier kanë bërë që krerët e Dortmundit ta shohin si favoritin për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Sipas medieve gjermane Wagner pritet të zyrtarizohet si trajner i Dortmundit pas përfundimit të stinorit në Ligën Premier.

Por 46-vjeçari nuk pritet të shkoj i vetëm në Dortmund, pasi me vete do ta marrë edhe Florent Hadergjonajn.

huddersfield town confirm permanent signing of on loan swiss star florent hadergjonaj from ingolstadt

Hadergjonaj pritet të jetë zëvendësues i polakut Lukas Piszczek në krahun e djathtë të mbrojtjes.

33-vjeçari ka edhe një vit kontratë me Borussian dhe nuk është duke kaluar nëpër një formë të mirë.

Për transferimin e Hadergjonajt besohet se Dortmund do të paguajë rreth 10 milionë euro.
23-vjeçari në 21 ndeshje me Huddersfieldin ka arritur të asistoj dy herë.

Dortmund e shikon Hadergjonajn si zëvendësues të Piszczekut, pasi mbrojtësi nga Deçani kishte shkëlqyer në Bundesliga një vit më parë me fanellën e Ingolstadit ku shënoi një gol dhe bëri katër asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app