Haaland mbajti një fjalim pasionant në zhveshtoren e Man Cityt, pasi theu rekordin e Ligës Premier

Erling Haaland foli nga zemra pasi theu rekordin e golave në Ligën Premier për një sezon të vetëm, pas shënimit kundër Ëest Ham të mërkurën mbrëma.
Norvegjezi shënoi golin e dytë në fitoren 3-0, me Nathan Ake dhe Phil Foden që gjeten golin gjithashtu, ndërsa City u kthye në krye të tabelës.
Ky ishte goli i 51-të i Haaland në të gjitha garat dhe i 35-ti i sezonit në Ligën Premier, duke mposhtur rekordin prej 34 goalve nga dyshja legjendare Andy Cole Alan Shearer, i cili e bëri atë në 42 ndeshje në vitet 1990.
Haaland e bëri atë në 31 ndeshjet e tij të para në ligën angleze dhe ende ka pesë ndeshje të tjera për të shtuar rekordin e tij mbresëlënës.
22-vjeçari u nderua nga lojtarët dhe trajnerët e Cityt teksa doli nga fusha e Etihad Stadium dhe u shfaqën pamjet e tij duke mbajtur një fjalim brenda zhveshtores.





















































