LAJMI I FUNDIT:

Haaland e lë të hapur mundësinë për t’u transferuar tek Real Madridi

Haaland e lë të hapur mundësinë për t’u transferuar tek Real Madridi

Real Madridi befasoi të gjithë kur vendosën të hyjnë në sezonin e ri pa një sulmues pas largimit të Karim Benzemas në drejtim të Arabisë Saudite.

Sidoqoftë, ata kanë mbajtur një sy në verën e vitit të ardhshëm dhe njëri ndër alternativat e tyre është norvegjezi Erling Haaland.

Kylian Mbappe është emri që është lidhur më së shumti me një kalim tek Real Madridi gjatë dy viteve të fundit dhe me kontratën e tij që skadon në 2024, “Los Blancos” me shumë mundësi do t’i ofrojnë një kontratë.


Ndërkohë, Haaland mund të jetë një tjetër opsion për ta. Ylli i Manchester Cityt i ka bërë me dije kampit të tij që ai ende ‘ëndërron’ për të luajtur për Real Madridin dhe dëshiron që ta mbajë atë opsion ‘të hapur’.

Real Madridi thuhet se ka një klauzolë lirimi që mund ta aktivizojë në rast se dëshirojnë të transferojnë atë.

Nësë madrilenët nuk arrijnë të transferojnë Mbappen, ata do të fokusohen tek blerja e Haaland.

Edhe pse është konsideruar si ‘e pamundur’, ka shumë pak gjasa që Mbappe dhe Haaland që të dy të luajnë për Real Madridin.

Zbulohen fjalët që Haaland ia tha gjyqtarit Hooper për vendimin skandaloz
Lexo po ashtu Zbulohen fjalët që Haaland ia tha gjyqtarit Hooper për vendimin skandaloz

City pritet t’i ofrojë atij një kontratë të re me rritje të pagës por klauzola e tij e lirimit mund të bëjë që madrilenët të konsiderojnë këtë mundësi.

Në bordin e klubit spanjollë ka edhe prej atyre që preferojnë Haaland para Mbappes për shkak se besojnë që norvegjezi do të përshtatej më mirë me Vinicius dhe Rodrygo.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat, por kjo varet krejtësisht nga vendimi që do të marrë Mbappe për të ardhmen e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Xhudo
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë

Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë

Ndërkombëtare
Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Autogoli i vitit u shënua nga Vida në portën e Strakoshës - AEK kishte katër gola epërsi, por mbeti me një

Ligat tjera
Yamal po shndërrohet në një

Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar

La Liga
Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ish-sensacioni i Ligës Premier që refuzoi kontratën dhjetëvjeçare të Barcelonës, nënshkruan për klubin e 16-të në karrierë

Ligat tjera
Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ka kohë që nuk keni parë një gol të tillë - turbullon me driblime disa mbrojtës dhe shënon talenti i Van Persie

Ndërkombëtare
Kalo në kategori