LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori Ismaili në Tiranë: BQK-ja është duke ndërmarrë veprime për të plotësuar kriteret për anëtarësim në SEPA

Guvernatori Ismaili në Tiranë: BQK-ja është duke ndërmarrë veprime për të plotësuar kriteret për anëtarësim në SEPA

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka marrë pjesë në Ministerialin në kuadër të Procesit të Berlinit “BP6 drejt Zonës së Vetme të Pagesave të Bashkimit Evropian (SEPA)”, i cili në Tiranë mblodhi ministrat dhe guvernatorët e bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor.

Guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi të nivelit të lartë, ku ishin prezent përfaqësuesit e Komisionit Evropian dhe akterë të tjerë të institucioneve financiare ndërkombëtare, ka prezantuar aktivitetet e ndërmarra nga BQK-ja dhe ato në proces që mundësojnë anëtarësimin Kosovës në skemën SEPA, duke nënvizuar përfitimet ekonomike dhe financiare.

Sipas Guvernatorit Ismaili, BQK-ja është duke ndërmarrë veprime drejt avancimit dhe përafrimit të legjislacionit dhe infrastrukturës, për të plotësuar kriteret për anëtarësim në SEPA, në pajtim me objektivat e Planin Strategjik 2024-2028.


“I pari i BQK-së nënvizoi se zhvillimi i sistemit kombëtar të pagesave të shpejta ‘instant’ dhe me objektivin final lidhjen me sistemin TIPS, do të kanë ndikim të rëndësishëm në ekonominë, veçanërisht për lëvizjen e lirë të kapitalit me partnerin më të madh të Kosovës, Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën për media.

Në kuadër të këtij takimi ndërkombëtar, vendet e Ballkanit Perëndimor u zotuan të ndërmarrin hapa konkret drejtë plotësimit të kritereve për anëtarësim në SEPA, i cili do të lehtësonte tregtinë në të gjithë rajonin dhe me BE-në, duke mbështetur lëvizjen e kapitalit, aktivitetin ekonomik dhe një sistem inovativ, të sigurt dhe efikas të pagesave. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Saga e Hotelit Grand - Pse do të paguajë Kosova miliona për privatizimin e dështuar?

Saga e Hotelit Grand - Pse do të paguajë Kosova miliona për privatizimin e dështuar?

Ekonomi
Kalo në kategori