LAJMI I FUNDIT:

Guvernatori i BQK-së: Po diskutohet plani i rimëkëmbjes! Propozon të paguhen edhe më tej pagat e sektorit privat dhe qiratë e objekteve

Guvernatori i BQK-së: Po diskutohet plani i rimëkëmbjes! Propozon të paguhen edhe më tej pagat e sektorit privat dhe qiratë e objekteve

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti thotë se pas pakos emergjente është duke u planifikuar plani i rimëkëmbjes ekonomike.

Mehmeti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se kanë filluar bisedimet për planin e rimëkëmbjes ekonomike.

Ai thotë se ky plan duhet t’i adresojë edhe disa kërkesa të bizneseve.


“Propozimi është që edhe për një periudhë më të gjatë kohore të bëhet rimbursimi i pagave të punëtorëve të sektorit privat. Të vazhdohet pagesa e qirasë për bizneset në mënyrë që të jenë aktive. Dhe më pas të iu ndihmohet bizneseve që kanë qenë të paralizuara të rifillojnë aktivitetin”.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës  thotë se ka pasur 67 mijë kërkesa për shtyrje të pagesës së kësteve nga ana e bizneseve e që janë aprovuar 99% e tyre.

“Ndërsa 86 % e kërkesave që kanë bërë personat fizik për shtyrje të kredive janë aprovuar”.

Mehmeti thotë se nuk do të ketë provizione shtesë pos interesit që e ka pasur më parë klienti i bankave.

Guvernatori i BQK-së: Për periudhën janar-prill nga diaspora erdhën 120 milionë euro remitenca
Lexo po ashtu Guvernatori i BQK-së: Për periudhën janar-prill nga diaspora erdhën 120 milionë euro remitenca

Ai thotë se megjithatë interesi i rregullt i kredive nuk do të falet pasi një gjë e tillë nuk është bërë as në shumë vende tjera si Shqipëri, Çeki, Rumani, Ukrainë, Serbi etj./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën

Ekonomi
Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Kosova hap mundësi të reja eksporti, nënshkruan marrëveshje me EFTA-n

Ekonomi
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3

Ekonomi
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare

Ekonomi
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!

Ekonomi
BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara

BQK miraton Letrën Këshilluese për Kreditë e Sindikuara

Ekonomi
Kalo në kategori