LAJMI I FUNDIT:

Guterres fillon detyrën e shefit të OKB-së

Guterres fillon detyrën e shefit të OKB-së

Sekretari i ri i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se ai dëshiron që viti 2017 të jetë një kohë kur “paqja do jetë kryesorja”.

Guterres, i cili nga sot e ka zëvendësuar Ban Ki-moonin si shef i OKB-së, ka thënë se ai dëshiron të punojë në zgjidhjen e luftërave dhe konflikteve të dhunshme në shtete si Siria, Sudani Jugor, Jemeni dhe Burundi.

“Si mund t’i ndihmojmë miliona njerëz që janë të përfshirë në konflikte, duke vuajtur shumë nga lufta, pa ndonjë shenj se atyre po iu vie fundi?”, ka pyetur ai.


67-vjeçari Guterres më parë ka punuar si Komisioner i Lartë i OKB-së për Refugjatë, një pozitë që e ka mbajtur për një dekadë.

Ish-kryeministri portugez ka thënë se ai dëshiron që bota të ketë një dëshirë për Vitin e Ri, vendosjen e paqës si gjënë kryesore.

“Paqja duhet të jetë qëllimi dhe udhërrëfimi ynë”, ka thënë ai dhe ka shtuar: “E gjitha ajo që ne e kërkojmë si njerëzim – dinjiteti, shpresa, progresi dhe prosperiteti – varen nga paqja”. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Hamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur

Azia
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit

Botë
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Kalo në kategori