LAJMI I FUNDIT:

Gushterov: Shteti patjetër të mbrohet nga investitorët e dyshimtë

Gushterov: Shteti patjetër të mbrohet nga investitorët e dyshimtë

Kohëve të fundit kanë shfaqur interesim kompani për të hyrë në tregun e Maqedonisë, gjegjësisht për aksionet e Makpetrolit, rasti i fundit ishte me kompaninë nga Qiproja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për aksionet e Makpetrolit, u ofruan 25908 denarë, kurse aksionet në bursë shiten për 19770 denarë. Megjithatë, Këshilli drejteus i Makpetrolit kanë bërë të ditur se dokumentacioni i kësaj kompanie është i pakompletuar.

Për rastin e Makpetrolit ka reaguar edhe biznesmeni Risto Gushterov.


Ai thotë nëse kompania e dyshimtë offshore e ndërmerr Makpetrolin, kjo do të jetë një shenjë e keqe te Evropa se Maqedonia është ‘Eldorado e Ballkanit.

Gushterov tha se shteti patjetër të mbrohet nga investitorët e dyshimtë. /Telegrafi/

Kompani e dyshuar offshore synon ta blejë Makpetrolin
Lexo po ashtu Kompani e dyshuar offshore synon ta blejë Makpetrolin