Guri: Nomad është Kurti, jo deputetët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili i ka quajtur deputetët që nuk po votojnë si “nomadë”.
Ai tha se nomadë është Albin Kurti.
“Nomadë janë ata që nuk kanë shtëpi, e i vetmi në Republikën e Kosovës që nuk ka shtëpi nëse është një qytetar është Albin Kurti. Kështu që nomad nuk është opozita, por Albin Kurti i cili nuk e ka një vend rezident ku jeton, i cili nuk e ka familjen në një vend të gjithën, kështu që besoj që ai është nisur prej vetit kur e ka ofrua ketë epitet për deputetë e opozitës... Përveç kësaj, mendoj se është e padinjitetshme që nëpërmjet cilësimeve të tilla të mundohet të bëj presion te vota e deputetëve...", tha ai.
Guri tutje shtoi se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me kryetarët e të gjitha partive tjera përveç me Albin Kurtin. Sipas tij, plani i LDK-së, është i vetmi që ka ofruar një parti politike për daljen nga kriza.










































