Ftesa të shumta kanë arritur në Kosovë gjatë vitit 2019, nga Gjykata Speciale, sidomos në gjysmën e dytë të vitit, ku këto thirrje u intensifikuan.
Madje u ftuan edhe disa nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, në mesin e tyre edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dikur udhëheqës të UÇK-së.
Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, thotë se viti që lëmë pas, për ta ishte plot sfida.
“Deri më tani Gjykata Speciale ka ftuar mbi 250 persona të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një numër të caktuar të qytetarëve të Kosovës si lloj dëshmitari që nuk dihet ende çfarë dëshmitaresh janë. Por për ne kjo gjykatë ka qenë e papranueshme, do të jetë e papranueshme dhe është një gjykatë e njëanshme, është gjykatë politike, kështu që sfida të mëdha kemi pasur këtë vit, duke marrë parasysh Gjykatën Speciale, e cila për çdo ditë ka ftuar 4-5 vetë e më shumë”, thotë ai.
Sipas deklarimeve që kanë bërë të ftuarit, Gucati thotë se shumë prej tyre janë thirrë si dëshmitarë, por ka pasur edhe një numër që ftesën e kanë marrë si të dyshuar.
Nga vera e vitit të që lëmë pas, filluan ftesat edhe për ish-komandantët e UÇK-së, ku sipas Gucatit, pritet të ftohen edhe udhëheqës të tjerë të luftës.
“Ngritje të aktakuzave po, është reale, kanë pasur të ngritën para një muaji apo dy jave, por me siguri që për shkaqe që ne e bëmë shumë mediatike, dhe duke falënderuar mediat që na kanë ndihmuar, që e kanë bërë një punë të madhe, edhe tek dërgimi i ftesave tyre që u është tërhequr vërejtja që i kanë dërguar ftesat në lokale të ndryshme, në rrugë apo makina të ndryshme, e tash ftesat dërgohen nëpër shtëpi, me postë apo vet personat e autorizuar të gjykatës. Vet shpejtësia e këtyre ftesave që i ka dërguar Gjykata Speciale ka lënë të kuptojmë që do të ngriten aktakuzat e para shumë shpejtë”, shton Gucati.
Duke thënë që ftesat tashmë po dërgohen në adresë të caktuar apo persona të autorizuar, Gucati shton se mënyra si u dërguan ato më parë në lokale të ndryshme, tregon joprofesionalizmin e kësaj gjykatë.
Kryetari i OVL-UÇK thotë se nuk i përjashtojnë protestat nëse fillojnë arrestimet. Veçse për këtë thekson se nuk e kanë mbështetjen e deputetëve, meqë siç thotë ai, janë ata që vet e votuan këtë gjykatë.
“Ne nuk i përjashtojmë protestat, në çdo moment mund t’i organizojmë, por konform situatës ne do të shkojmë. Ne nuk duam të shkatërrojmë vendin tonë, nuk jemi kundër drejtësisë, por jemi kundër drejtësisë selektive që po bëhet vetëm me pjesëtarë të UÇK-së… Mundësia për protesta nuk përjashtohet edhe pse kemi problem për protesta sepse Parlamenti i Kosovës, deputetët tanë e kanë votuar këtë gjykatë dhe tash ne na kanë nxjerrë problem se vetë jemi sponsorizues të kësaj gjykate. Jo vetë në aspektin ne organizata, por nga deputetët tonë që ne aty kemi pas edhe komandantë të ndryshëm, edhe veteranë të UÇK-së edhe subjekte të tjera që kur kemi biseduar kanë thënë nuk do ta votojmë por e kanë votuar. Kështu që këtu pak kemi çalim, se një pjesë e shokëve na thonë ne e kemi votuar vet, qysh me dalë tash në rrugë”, thotë ai.
Gjykata Speciale me seli në Hagë u themelua me vendimin e Kuvendit të Kosovës në vitin 2015.
Nga janari i vitit 2019, Prokuroria e Specializuar ka intervistuar ish-pjesëtarë të UÇK-së, ndërkohë që aktakuza ende nuk ka./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LSDM: Është skandaloze që Mickoski mbron Izet Mexhitin përballë fakteve të qarta

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore, tregtarët me pakicë obligohen të publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqe

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania