LAJMI I FUNDIT:

Gucati dhe Haradinaj: Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë

Gucati dhe Haradinaj: Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë

Paneli i Gjykatës Supreme në Dhomat e Specializuara në Hagë ka hedhur poshtë kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitura nga Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, gjykatësja Kristinë van den Vajngart dhe gjykatësi Daniel Fransen, fillimisht refuzuan kërkesën për mbajtjen e një seance gojore, të cilën e konstatuan “të pathemeltë”.

Gjykata ka njoftuar se paneli e ka refuzuar edhe kërkesën e Gucatit që Dritan Goxhaj të përfshihet si palë e tretë në këtë proces.


Paneli ka konstatuar se Gucati nuk ka të drejtë ligjore ta paraqesë këtë kërkesë dhe shtoi se “Nuk i takon Gucatit të kërkojë të mbrojë interesat e perceptuara të një të akuzuari tjetër në kuadër të kërkesës së vet”.

Gucati dhe Haradinajn parashtruan nga shtatë kërkesa të cilat pastaj u rrëzuan nga paneli me konstatimin se nuk është bërë shkelje e së drejtës penale dhe as shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Trupit Gjykues dhe Panelit të Gjykatës së Apelit.

Ish-drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ndodhen në paraburgim në Hagë prej shtatorit të vitit 2020.

Më 18 maj të vitit 2022 ata u shpallën fajtor për pengim të administrimit të drejtësisë dhe u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Ndërsa në muajin shkurt të këtij viti Gjykata e Apelit në Dhomat e Specializuara të Kosovës vendosi të ulë dënimet vetëm për tre muaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori