Site icon Telegrafi

Guardiola thyen heshtjen, zbulon arsyen e largimit të Cancelos nga Man City

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për lëvizjen befasuese të Joao Cancelo te Bayern Munich në afatin kalimtar të janarit.

Cancelo i është bashkuar Bayernit në formë huazimi në një marrëveshje që përfshin një opsion blerjeje prej 70 milionë eurosh.

Largimi i Cancelos thuhet se erdhi pasi mbrojtësi i krahut kishte rënë në konflikt me Guardiolën dhe ishte një prani përçarëse në klub.

Lexo po ashtu Fjalët e para të Cancelos si lojtar i Bayernit

Trajneri i Cityt ka folur për largimin e Cancelo në një konferencë shtypi dhe këmbënguli se nuk kishte ndjenja të vështira mes të dyve.

“I uroj atij më të mirën. Ai ka qenë një figurë e jashtëzakonshme në fitimin e dy titujve të Ligës Premier. Pas Kupës së Botës ne kemi luajtur në modele të ndryshme dhe u kam dhënë më shumë kohë lojtarëve të tjerë”, ka thënë fillimisht Guardiola.

Lexo po ashtu Cancelo tregon hapur se çfarë e shtyu të largohej nga Manchester City

“Secili ka personalitetin e tij. Atij i pëlqen të luajë, ai stërvitet më së miri, por duhet të luajë për të qenë i lumtur, kështu që ne vendosëm së bashku ta lëmë të shkojë në Mynih”.

“Ai dëshiron të luajë çdo ndeshje me shpresë që mund të ndodhë në Mynih”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Exit mobile version