LAJMI I FUNDIT:

Guardiola me një kërkesë për futbollistët e tij pas barazimit me Brentfordin

Guardiola me një kërkesë për futbollistët e tij pas barazimit me Brentfordin

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur pas barazimit të skuadrës së tij 2-2 në udhëtim te Brentford.

City kishte epërsi prej dy golave 0-2 falë realizimeve nga Phil Foden, por në fund vendasit barazuan me dy gola të shpejtë.

Guardiola ka thënë se në përgjithësi skuadra ka luajtur mirë, por që duhet mbytur ndeshja.


“Gjithmonë ka pozitive dhe negative. Jemi të lumtur për shumë gjëra që kemi bërë, por do të thosha se nuk ka mjaftuar”.

“Në fillim njerëzit krijojnë shumë. Që kur Brentford është promovuar në Ligën Premier, ata kanë qenë gjithmonë shumë të mirë në goditje të caktuara, topa të gjatë dhe janë kaq të shpejtë”.

Manchester City lëshon në fund fitore nga duart ndaj Brendford
Lexo po ashtu Manchester City lëshon në fund fitore nga duart ndaj Brendford

“Në përgjithësi, skuadra luajti mirë me gjakftohtësi dhe tregoi përpjekje të jashtëzakonshme nga shumë lojtarë për të performuar në pozicione të ndryshme”.

“Miutat e fundit nuk ia dolëm mirë në 2-0, por pas 2-1 e trajtuam më mirë, ndonjëherë kjo ndodh”, shtoi ai.

“Brentford ka qenë gjithmonë një kundërshtar shumë i vështirë, sepse ata janë një ekip i ndershëm dhe më pëlqen mënyra se si ata luajnë, por ne kemi krijuar shumë”.

“Në 2-0, ne duhet ta mbyllim atë, por nuk kemi lojtarë të veçantë për t’u mbrojtur në zonë, kështu që ne duhet ta bëjmë këtë duke kontrolluar topin. Lodhja ndaj Brentfordit në 15 minutat e fundit është normale. Nuk kam për çfarë të pendohem. Rikuperohuni dhe shkoni në ndeshjen tjetër”, tha Guardiola.

Manchester City do të përballet me Ipswich në udhëtim xhiron e ardhshme të dielën e 19 janarit. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori