Ish-trajneri i Chelsea, PSG dhe Tottenham, Mauricio Pochettino (52) u emërua trajneri i ri i Kombëtares së Amerikës në mesin e shtatorit.
Eksperti argjentinas në bankinën e SHBA-së pasoi Gregg Berhalter, i cili drejtoi kombëtaren në 60 ndeshje nga viti 2018 në 2022 dhe në 2023 dhe 2024 në 14 ndeshje të tjera.
Detyra kryesore e Pochettinos do të jetë përgatitja e skuadrës dhe arritja e rezultatit më të mirë të mundshëm në Kampionatin Botëror të ardhshëm, i cili do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë në vitin 2026.
Pra, amerikanët do të luajnë para tifozëve të tyre në kompeticionin më të madh.
Ish-portieri amerikan Tim Howard (45) tha në podcastin It’s Called Soccer se Pochettino me ekipin amerikan nuk duhet të përpiqet të kopjojë stilin e Manchester Cityt, të cilin Pep Guardiola e ka ndërtuar në të.
“Kur shikoni brezin tim, ne ishim një grup lojtarësh të ashpër dhe të papërpunuar. Ne kishim disa lojtarë që bënë një ndryshim kyç. Ai e bindi ekipin se mund të konkurronte dhe të luante mirë në fazën e sulmit”.
“Ajo që ndodhi ishte se Pep Guardiola shkatërroi futbollin. Guardiola i mësoi të gjithëve se mund të luajnë futboll sulmues. Por jo të gjithë mund ta bëjnë këtë, por vetëm tre ekipe në botë”, dekalroi Howard, i cili ka bërë 121 paraqitje për SHBA-në, ndërsa karrierën e tij në klub e kaloi me North Jersey Imperials, MetroStars, Manchester United. Everton, Kolorado dhe Memphis Ai doli në pension në vitin 2020.
Howard beson se SHBA-ja e Pochettino-s duhet të duket si Tottenham, i cili arriti në finalen e Ligës së Kampionëve në 2019 dhe humbi nga Liverpool.
“Në Tottenham, Pochettino luajti me dy linja me katër lojtarë dhe dy të tjerë në krye. Ata ishin solidë në mbrojtje, ose të paktën u përpoqën të ishin. Nëse Pochettino sjell vendosmëri në mbrojtje, SHBA-të kanë mjaft lojtarë në pozicionet sulmuese që të jenë të rrezikshëm”, deklaroi Hoëard. /Telegrafi/