Guardiola e dëshiron Joao Felixin te City, por së pari duhet t'i shesë dy yje

Erling Haaland mund të mos jetë ‘goditja’ e vetme e verës në Manchester Cityt.
Sipas raportimeve nga CNN Portugali, dëshira e Pep Guardiolës për këtë treg të transferimeve është edhe Joao Felix i Atletico Madridit.
Portugezi shikohet nga trajneri spanjoll si pjesa që mungon që skuadra e tij të ketë një sukses në sezonin e ri.
Por, transferimi i Felix te City varet nga dy shitje të rëndësishme, atë të Raheem Sterling dhe atë të Gabriel Jesus. E gjitha kjo për arsye buxhetore dhe mbi të gjitha për “fair play” financiar.
Për dy lojtarët e lartcekur kanë shfaqur interesim klubet e mëdha të Ligës Premier. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/06/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































