LAJMI I FUNDIT:

“The Guardian” i konsideron ujërat termale të Bënjës si perla e Shqipërisë

“The Guardian” i konsideron ujërat termale të Bënjës si perla e Shqipërisë

Thesaret natyrore të Shqipërisë vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare.

Së fundmi, gazeta e njohur britanike “The Guardian” ka përfshirë Banjat Termale të Bënjës në listën e saj të 9 burimeve termale më të mrekullueshme natyrore në botë.

Ky vend, i shtrirë në jug të Shqipërisë, vlerësohet si një thesar i padiskutueshëm.


Vizitorët që dëshirojnë të zbulojnë magjinë e ujërave termale të Bënjës, duhet të dinë se ato janë të vendosura rreth 14 kilometra larg nga qyteti i Përmetit.

Pozicionuar pranë lumit Langaricë, një degëzim i lumit Vjosa, të cilin e njohin si një nga lumenjtë e rrallë të egër në kontinentin europian, Banjat Termale të Bënjës ofrojnë një përvojë unike jo vetëm për argëtim, por edhe për përfitime shëndetësore.

Sipas “The Guardian”, këto burime termale janë të njohura për efektet e tyre terapeutike ndaj disa sëmundjeve.

Peizazhi që e rrethon këtë zonë është po aq mbresëlënës, ku përfshihet një urë që është ndërtuar nga guri shekuj më parë dhe një horizont i gjerë që bashkon blunë e qiellit me natyrën përreth.

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ka ngurruar të ndajë artikullin e “The Guardian” në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si një ftesë për të gjithë ata që janë të interesuar të zbulojnë dhe të përjetojnë qetësinë që ofrojnë ujërat termale të Bënjës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
Kalo në kategori