LAJMI I FUNDIT:

Grupi i Vishengradit i zhgënjyer me BE-në për dhënien e sinjalit negativ në Ballkanin Perëndimorë

Grupi i Vishengradit i zhgënjyer me BE-në për dhënien e sinjalit negativ në Ballkanin Perëndimorë

Kryeministrat e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit (C4) në një takim përpara samitit të sotëm të miqve të kohezionit në Pragë paralajmëruan se ishin të zhgënjyer nga Bashkimi Evropian për dërgimin e një sinjal negativ në Ballkanin Perëndimor duke mos i dhënë datën e bisedimeve për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ata vlerësuan se sinjali i gabuar mund të ngadalësojë ritmin e negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Të gjithë jemi të zhgënjyer. Por nëse nuk fillojmë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është e rëndësishme të shpejtojmë negociatat me vendet me të cilat tani më kemi filluar negociatat. Ky vendim mund të kompensohet ose zbutet duke i dhënë shpejtësi shtesë negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi. Të mos ketë më probleme me zgjerimin e mëtejshëm”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban në një konferencë shtypi pas takimit të kryeministrave nga vendet e Grupit të Vishengradit.


Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini, si dhe Orban dhe homologu i tyre çek Andrej Babish, u shprehen të zhgënjyer që Maqedonisë e Veriut dhe Shqipëria nuk iu dha as mundësia për të filluar negociatat dhe paralajmëroi se “tre vendet e vjetra anëtare të BE-së, të cilat kanë luftuar më shumë kundër zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, kanë rrezikuar qytetarët e rajonit”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Breshka “fluturuese” kapet në Vlorë, të veçantat e kësaj specie

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori