LAJMI I FUNDIT:

Grupi i Vishengradit nuk do të merr pjesë në Samitin për çështje të migracionit

Grupi i Vishengradit nuk do të merr pjesë në Samitin për çështje të migracionit
Foto: Arkiv

Katër vendet e Grupit të Vishegradit, Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke, kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në një mini takim të jashtëzakonshëm të mbledhur nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Clod Juncker, i dedikuar për problemet e çështjeve të emigracionit në BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministrat e katër vendeve kanë thënë se mini takimi nuk ka legjitimitet dhe se organizimi i samiteve i takon Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Të gjithë ata që janë të interesuar janë të ftuar në samitin. Tani për tani, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Malta, Spanja, Austria, Bullgaria, Belgjika dhe Holanda kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, por të gjithë të tjerët janë të mirëpritur, tha Juncker dje.


Sipas një dokumenti pune të botuar nga mediat perëndimore, takimi do të diskutojë “një mekanizëm efektiv të solidaritetit” me ndarjen e detyrueshme të emigrantëve nëpër shtetet anëtare, diçka që vendet e Vishegradit kanë hedhur poshtë kategorikisht për dy vjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Kalo në kategori