LAJMI I FUNDIT:

Grupi i parë i haxhinjve nga Maqedonia kthehen në vend

Grupi i parë i haxhinjve nga Maqedonia kthehen në vend

Grupi i parë i haxhinjve nga Maqedonia e Veriut janë kthyer në vend.

Bashkësia Fetare Islame njofton se haxhinjtë janë kthyer shëndosh në vendlindje.

“Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ishte i pari që u dëshiroi mirëseardhje haxhinjve të cilët udhëtuan nën organizimin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV për në vendet e shenjta dhe u kthyen shëndoshë e mirë në vendlindje”.


“Të enjten më 21.07.2022, në orët e vona të mbrëmjes ateroi aeroplani i parë i grupit të parë të haxhinjve, të cilët u pritën me lot gëzimi dhe buzëqeshje nga familjarët e shumtë që kishin dalë në pritje në aeroportin e Shkupit. Haxhinjtë e BFI të RMV udhëtojnë në mënyrë të organizuar grupe- grupe me pesë aeroplanë. Grupet tjera pritet të kthehen në vendlindje ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e BFI-së.