LAJMI I FUNDIT:

”Grupi i Kumanovës” për epilog duhet të pres deri në qershor (Video)

”Grupi i Kumanovës” për epilog duhet të pres deri në qershor (Video)

Procesi gjyqësor për rastin e “Kumanovës” pritet të përfundoj deri në fund të muajit qershor. Kështu shprehen avokatët e të akuzuarve, sipas të cilëve deri më tani kanë dëshmuar rreth 20 të akuzuar ndërsa kanë ngelur të dëshmojnë edhe 14 të tjerë. Më pas pala mbrojtëse do të dorëzoj listën e dëshmitarëve, në mesin e të cilëve edhe politikan dhe zyrtarë shtetëror.

”Sipas ligjit të procedurës penale gjykata është e obligueshme që deri në qershor edhe nga ka qenë e plotfuqishme akt akuza të del me shpallje të vendimit të instancës së parë” – tha Mefail Arsllani, avokat.

”Unë pres që aktgjykimi i grupit ka muaji gjashtë të vendoset , ndërsa për Sulejman Osmanin pres që të jetë nga vjeshta , pasi që dinamika tek ky rast shkon më ngadalë” – tha Naser Raufi, avokat.


Alsat tentoi të marr prononcim edhe nga ane Prokurorisë Publike në lidhje me maltretimin e të akuzuarve në rastin e “Kumanovës”, por nga atje me qëndrim se për momentin nuk mund të sigurojmë asnjë përgjigje në lidhje me këtë hetim, edhe përkundër se Alsat mëson se Prokuroria është duke hetuar në lidhje me maltretimin e Elham Arifit dhe Dem Shehut. Ndërsa avokatët paralajmërojnë se do të kërkojnë procedurë të veçantë hetimore kundër të gjithë atyre pjesëtarëve të policisë që kanë ushtruar dhunë ndaj të afrrestuarve.

”Në afat kohor sa më të shkurt ne si palë mbrojtëse do të ngrejë padi ndaj atyre personave që kanë imponuar dhe kanë tejkaluar detyrën zyrtare ndaj grupit” – deklaroi Mefail Arsllani, avokat.

Ndaj keqtrajtimit të të akuzuarve ka reaguar edhe Avokati i Popullit dhe ministri i punëve të brendshëm Agim Nuhiu. Ka reaguar me Notë zyrtare edhe Ambasada e Kosovës në Shkup me çrast ka kërkuar nga autoritete që të merren masa kundër kryesve të kësaj vepre. Megjithatë deri më tani asnjë pjesëtarë i policisë nuk është përballur me drejtësinë për tejkalim të kompetencave zyrtare.

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori