LAJMI I FUNDIT:

Grumbullimi i lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, diskutohen mundësitë e reduktimit të tyre

Grumbullimi i lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, diskutohen mundësitë e reduktimit të tyre

Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, gjyqtari mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, Ilmi Bajrami, kanë pritur në takim ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, me të cilin kanë diskutuar mundësitë e zvogëlimit të numrit të lëndëve në Dhomë të Posaçme.

Ministri Selimi u shpreh i gatshëm të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë për kërkimin e një fondi emergjent nga Qeveria, përmes së cilit do të krijoheshin kushtet për zvogëlimin e numrit të lëndëve të grumbulluara në Dhomë.

Kryetari Peci e njoftoi ministrin se muajt e fundit ka pasur një progres në kryerje të lëndëve nga ana e gjyqtarëve në DhPGjS, mirëpo, numri prej 19.539 lëndëve të pazgjidhura, është e pamundur të zvogëlohet me 14 gjyqtarë, sa ka aktualisht Dhoma, dhe me numër shumë të vogël të bashkëpunëtorëve profesional.


“Bashkëbiseduesit u dakorduan që të shikohen mundësitë e hapjes së pozitave të reja për gjyqtarë dhe bashkëpunëtorë profesional, të cilët do të asistonin në zvogëlimin e numrit të lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori