Mjetet teknike në sallën e Gjykatës Penale në Shkup, ishin përgatitur, por bombat për rrënimin e kompleksit-Kosmos, të Fiat Canoski, nuk u dëgjuan. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Toni Trajkovski dhe avokatët e tyre pothuajse një orë u munduan ta bindin gjykatësin, Ognen Stavrev, se nuk janë të gatshëm t‘i dëgjojnë 26 skedarët apo fajllat, të cilët janë propozuar nga PSP-ja. Pas kësaj gjykatësi u tha se gjykata vendos se kur dëshmitë do të prezantohen, por megjithatë caktoi termin në muajin e ardhshëm për t‘i dëgjuar. Gruevski më parë, para gjykatës tha se qëllimi i kësaj akuze por edhe të akuzave tjera të PSP-së, është dëmtimi i imazhit të tij. Para mediave ai pohoi se gjykata çdo ditë nën presion mban seanca edhe pas kalimit të kohës së punës.
“Edhe pse gjykatësi paralajmëroi se pas fjalëve hyrëse do të shqyrtohen disa prova materiale, përkatësisht dokumente, sot tha se do të dëgjohen audio-incizimet e krijuara, pjesën më të madhe e të cilave opinioni i ka dëgjuar, tjerat janë teknike dhe jointeresante për opinionin. Por e rëndësishme është të tërhiqet vëmendje, të flitet dhe të shkruhet për këtë”, tha Nikolla Gruevski, i akuzuar në TNT.
Gruevski, Janakieski, Trajkovski dhe katër nëpunësit e tjerë të Komunës së Gazi Babës, të akuzuar në rastin e njohur si TNT mohuan fajin. Ata pohojnë se ndërtesa e Canoskit ka qenë e ndërtuar pa leje ndërtimi dhe se ka ndërtuar pjesë shtesë që nuk kanë qenë në planin bazë të miratuar nga komuna. Prokuroria Speciale tha se rrënimi i kompleksi Kosmos është bërë në mënyrë joligjore dhe se këtë gjë do ta dëshmojë nëpërmjet ekspertizës dhe bisedave telefonike mes Gruevskit dhe Janakievskit.
“Të akuzuarit në mënyrë joligjore e kanë rrënuar kompleksin Kosmos, pronar i të cilit ka qenë oponent i tyre politik, Fiat Canoski, vetëm për shkak se kryetari i PAE-së e ka ndërprerë koalicionin me OBRM-PDUKM-në. Ata i kanë keqpërdorur institucionet e pushtetit qendror dhe lokal”, PSP.
Canoski pohon se objekti ka qenë i ndërtuar në mënyrë ligjore.
“Ishin ndërtuar tre garazhe, kemi edhe video-incizime, kemi edhe projekt dhe objekti nuk ësht as një milimetër më shumë se sa në librin ndërtimorë. Edhe kur e rrënuan, shihet se ka pasur tre garazhe nëntokësore, e jo dy siç pohojnë ata”, tha Canovski.
Në një prej seancave të mëparshme, Canoski paralajmëroi se do të kërkojë dëmshpërblim prej 55 milionë eurove, aq sa e ka vlerësuar humbjen e tij nga rrënimi i kompleksit afarist./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Në Ditën Kombëtare të Irlandës, Kurti riafirmon angazhimin për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit

Promovohet monografia “Flakadani i Lirisë” kushtuar dëshmorit Mustafë Shyti

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Meriman Suka, atashe ushtarak i Republikës së Kosovës në Turqi

Cili lloj i ushqimit mund të shkaktojë më së shumti alergji?

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Kosovë – çfarë tha Rutte pas takimit me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti?

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Operacioni "Befasia" sekuestron drogë në Mitrovicë - arrestohet një person

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët