Ndryshimi i retorikës së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, njëherit kryetar i OBRM-PDUKM-së, partisë fituese ndaj LSDM-së, me një dallim të ngushtë prej vetëm dy deputetësh bëhet me qëllim të tërheqjes së partive shqiptare, pa votat e të cilave nuk do të mund të formojë qeverinë e re.
Në nga intervistë dhënë revistës pro-qeveritare “Republika”, Gruevski ka thënë se shqiptarët kanë qenë më të favorizuar gjatë qeverisjes së tij se sa në kohën e drejtimit të vendit nga Lidhja Social-Demokrate, që tani drejtohet nga Zoran Zaev.
Ai ka thënë se asnjëherë nuk i ka ndarë shqiptarët nga maqedonasit dhe se gjithmonë i ka trajtuar si qytetarë të barabartë. Kjo, siç ka deklaruar ai, “dëshmohet edhe më vizitën dhe ndihmat që i kam ofruar zonave të banuara me shqiptar gjatë disa fatkeqësive natyrore”.
Ai gjithashtu është lavdëruar se në kohën e qeverisjes së OBRM-PDUKM-së është sjell Ligji për përdorimin e gjuhëve, janë hapur universitete në gjuhën shqipe si dhe të drejta tjera për shqiptarët.
Por, para zgjedhjeve, Gruevski në të gjitha tubimet e partisë së tij ishte përqendruar pikërisht tek çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët duke kundërshtuar me forcë qëndrimet e LSDM-së për zgjidhjen e problemit të gjuhës shqipe, por edhe të çështjeve tjera duke drejtuar akuza ndaj saj për federalizimin e vendit.
Bedri Ajdari, nga këshilli i familjarëve të gjashtë shqiptarëve të dënuar me burgim të përjashtëm për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas, që njihet si rasti “Monstra”, që besohet të jetë i montuar nga struktura të caktuara të pushtetit, nuk i beson më retorikës së Gruevskit.
Sipas tij, gjithçka që deklaron Gruevski ka vetëm se një qëllim, shpëtimin e tij nga siç thotë shumë të këqija që i ka sjellur qytetarëve të Maqedonisë.
“I dimë qëndrimet jo vetëm të Gruevskit, por edhe të OBRM-PDUKM-së karshi shqiptarëve, përkatësisht i dimë të gjitha ngjarjet dhe veprat që kanë bërë. Kjo është vetëm se një retorikë mashtruese sa të bëj qeverinë dhe pastaj të gjithë ne e dimë se si do të vazhdojnë punët pas formimit të qeverisë së re. Jemi mashtruar një herë, dy herë, por tani vlerësoj se nuk ka vend për mashtrime”, thotë Ajdari.
Nga ana tjetër, Shpëtim Pollozhani, nga shoqata e ish të burgosurve politikë shqiptar thotë se shqiptarët më nuk i besojnë Gruevskit dhe këtë siç thotë ai duhet të kenë parasysh partitë politike shqiptare.
“Në të gjitha anketat që janë bërë, 99 për qind e shqiptarëve janë deklaruar të pakënaqur nga politikat e tij. Unë jam i bindur se bëhet fjalë për një retorikë shterpe e cila kësaj radhe nuk do të kaloj tek shqiptarët. Vlerësoj se shqiptarë duhet të jetë të unifikuar për të bërë ndryshimin. Gruevski, përfundimisht duhet të zhduket nga skena politike pasi ka mjaftë mëkate jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe popullit të vet”, thotë Pollozhani për REL.
Duke komentuar retorikën e Gruevskit, nga LSDM-ja thonë se ai e ka humbur legjitimitetin pasi shumica e qytetarëve kanë votuar për ndryshime. Zëdhënësi Petre Shilegov, thotë se qeveria e re do të formohet nga LSDM-ja ndërsa i ka bërë thirrje institucioneve që të mos i nënshtrohen presioneve të Gruevskit.
“Nikolla Gruevski dhe qeverisja e tij kriminale i takojnë të kaluarës. Shumica e qytetarët të Maqedonisë zgjodhën ndryshimin. Së shpejti do të kemi qeveri përgjegjëse për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Shilegov.
Nga partitë shqiptarë, përveç BDI-së së Ali Ahmetit e cila ende nuk është deklaruar qartë, të gjitha partitë tjera politike shqiptare janë deklaruar kundër qeverisjes me OBRM-PDUKM-në. Bisedimet për formimin e qeverisë së re pritet të nisin javën që vjen./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kurti dhe ambasadorin gjerman bisedojnë për proceset zgjedhore në Kosovë dhe në Gjermani

Kurti takon të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA, flasin për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve

Reeker: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur mik më të mirë se SHBA-të në skenën ndërkombëtare

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?