LAJMI I FUNDIT:

Gruevski: Gjykata nuk pranoi kërkesën për ekstradim (Foto)

Gruevski: Gjykata nuk pranoi kërkesën për ekstradim (Foto)
Gruevski i arratisur, pranë liderit kontrovers të Hungaris, Viktor Orban, që sfidon parimet demokratike të BE-së

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski nëpërmes rrjetit social Facebook shkruan se gjykata në Hungari ka vendosur që të mos e pranoj kërkesën për ekstradimin e tij në Maqedoni.

“Sot, është zbatuar procedura standarde e institucioneve në Hungari që kur qeveria kriminale dhe e shantazhuar në Maqedoni paraqitën kërkesë për ekstradim.

Gjykata shqyrtoi kërkesën për ekstradim dhe vendosi që të mos e pranonte atë”, shkruan Gruevski në Facebook.


Gjykata në Hungari refuzon ekstradimin e Nikolla Gruevskit
Lexo po ashtu Gjykata në Hungari refuzon ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Maqedonia kërkoi nga Hungaria ekstradimin e të dënuarit me dy vjet burg për rastin “Tanku” dhe për ngjarjet në Kuvend ku dyshohet si organizator.