LAJMI I FUNDIT:

Grubi: Rusia dëshiron të rrëzojë qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së

Grubi: Rusia dëshiron të rrëzojë qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së

Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut është evident dhe rrjedhimisht ndikimi i tij në skenarët destabilizues në raport me shumicën parlamentare, thekson zv. kryeministri i parë Artan Grubi në intervistën e sotme për agjencinë “Kosova Press”.

Grubi thotë se ndikimi i Rusisë në vend është i dukshëm, gjë që, sipas tij, shihet edhe nga fakti se ka parti maqedonase, përfshirë edhe në Kuvendin e Republikës, të cilat haptazi e mbështesin agresionin rus në Ukrainë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që zyrtarisht kemi një parti politike që është degë e partisë së Putinit në Rusi dhe që funksionon në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kemi gjithashtu një parti tjetër parlamentare, me dy deputetë, që haptazi mbështet agresionin rus në Ukrainë dhe është vënë në funksion të agjencive ruse në Kuvendin e RMV-së, nuk njeh pavarësinë e Kosovës, nuk njeh Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe ka në program tërheqjen e njohjes së Kosovës dhe anulimi i Marrëveshjes së Ohrit… dhe që fatkeqësisht ishte në koalicion edhe me partitë opozitare shqiptare dhe OBRM-PDUKM-në me qëllim të rrëzimit të pushtetit pro-evropian në vend”, thotë Grubi.


Përkundër kësaj, Grubi thekson se koalicioni qeverisës është stabil, por nevojitet bashkëpunim me partitë pro-evropiane në Kuvend, thotë ai, për të siguruar zbatimin e marrëveshjes me Republikën e Bullgarisë, duke pasur parasysh se për këtë nevojiten 80 vota, ndërsa shumica ka vetëm 64./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori