LAJMI I FUNDIT:

Grubi – Gërvalla: Rajoni është më i sigurt si pjesë e NATO-s dhe BE-së

Grubi – Gërvalla: Rajoni është më i sigurt si pjesë e NATO-s dhe BE-së

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka pritur sot në takim delegacionin e kryesuar nga zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës dhe ministre për punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.

Siç njoftojnë nga kabineti i Grubit, në fokus të bisedës mes bashkëbiseduesve ishte thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit mes dy vendeve, me theks të veçantë mbi zbatimin e 11 marrëveshjeve të nënshkruara për bashkëpunim në seancën e parë të përbashkët qeveritare të mbajtur në Shkup në shtator të vitit të kaluar. Në këtë drejtim, u dakordua edhe formimi i ekipit të përbashkët për ndjekjen e zbatimit të këtyre marrëveshjeve.

Grubi dhe Gërvalla gjithashtu diskutuan edhe për organizimin e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive në Prishtinë në fund të muajit maj, si vazhdimësi e takimeve qeveritare që filluan në Shkup.


Grubi në takim theksoi se “Maqedonia e Veriut dëshiron që Republikën e Kosovës ta sheh si pjesëmarrëse në çdo forum rajonal dhe jo vetëm”.

Rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, sfidat dhe kontesti me Bullgarinë gjithashtu ishin temë e bisedës në këtë takim, derisa Artan Grubi e informoi Donika Gërvallën mbi ecurinë e dialogut me Sofjen zyrtare dhe përparimin në këtë drejtim, si një sinjal i mirë drejt zgjidhjes së kontestit dhe marrjes së dritës jeshile për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Grubi dhe Gërvalla bashkarisht dënuan agresionin rus ndaj Ukrainës dhe shprehën solidaritet dhe bashkërenditje të plotë me politikat e sigurisë dhe të jashtme të NATO dhe BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori