“Zoti të ka dërguar për të na shpëtuar”, shkruan mesazhi i qytetarëve të Beratit drejtuar Edith Durhamit, e cila arriti atje në 1904-ën si e para angleze që shkeli në atë zonë të Shqipërisë. Udhëtare dhe shkrimtare, ajo ende kujtohet nga vendi që përkrahu aq shumë, Shqipëria. Në një nga librat dedikuar saj, “Albanias Mountin Queen: Edith Durham and the Balkans” (Mbretëreshë e Maleve Shqiptare: Edith Durham dhe Ballkanasit) Marcus Tanner gjurmon udhëtimet e Durhamit përmes Ballkanit, në vitet para Luftës së Parë Botërore duke i vendosur ato në një sfond historik.

E lindur në Londër, Durham e vizitoi Ballkanin për herë të parë në vitet 1900, në të dyzetat e saj, atëherë kur ky udhëtim u shndërrua në një pikë qendrore dhe kthese të rëndësishme të jetës. Kjo e lejoi atë që të themelohej si një figurë e spikatur në rajon, e sidomos në Shqipëri.


Kjo arratisje nuk shkoi aq kollaj: meshkujt vendas, të shtyrë nga statusi i saj prej beqareje e propozonin shpesh, derisa njerëzit filluan ta shihnin e adhuronin si një qenie hyjnore, të plotfuqishme e pa seks. Pa kaluar shumë vite, Durhami, në fillim “thjesht një tjetër udhëtare femër me një këmbalec piktori e me të ardhura personale”, u shndërrua në eksperte “e lëmshit Ballkanik” dhe një aktiviste e drejtësisë duke mbështetur vendasit në luftën e tyre kundër pushtimit otoman. Ajo publikoi shtatë libra dhe artikuj gazetash për rajonin, duke përfshirë dhe raporte nga Lufta e Parë Ballkanike.

Vëzhgimet e saj kanë qenë shpesh të mprehta dhe të shkëputura nga moralizimet, por me përfundime sarkastike, siç ishin dhe ato për qeverinë e përkohshme shqiptare. Fillimisht, mbështetëse e Serbisë, Durhami i ndryshoi aleancat me kohën. Ajo qëndroi në krah të Malit të Zi, duke qenë se ishe e lidhur ngushtë me familjen mbretërore të këtij vendi, por simpatia e saj për Shqipërinë ishte më fortë.

Pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1912, Durham menjëherë përfytyroi se çështja e kufijve të Shqipërisë duhej të zgjidhej dhe menaxhohej nën gatishmërinë dhe dijeninë e pushteteve të Londrës. Këmbëngulja e Durhamit ishte mbresëlënëse. Ajo u njoh me probleme të ndryshme, në tokën ku popullsia e krishterë kishte vuajtur me vite nën pushtimin e myslimanëve. Infermieret maqedonase që refuzonin të mjekonin pacientët gjatë një greve ishte një nga pengesat që ajo përballi në punën e saj. Duke shpërndarë ndihma nga fondi i saj i lehtësimit, shpesh e ndjeu më afër dëshpërimin e këtij vendi. Ajo është akuzuar se i ka “ përkëdhelur” popujt e Ballkanit. Por gjithsesi, fakti se nuk ishte “një shenjtore e vërtetë” e bën figurën e saj e më tërheqëse. Tani që Shqipëria është duke u integruar në BE, një përballje me të shkuarën është e kohës, sidomos me dikë që ishte prezente në lindjen e shtetit shqiptar, që e dashuroi atë dhe u mundua të shkruante rreth tij me qetësi.

(Marrë nga “The Independent”. Përktheu Fiona Hoxhaj, Shekulli)