Një grua që u mbajt padrejtësisht në paraburgim ka fituar gjyqin me shtetin shqiptar në Strasburg.
Tashmë shteti shqiptar duhet t’i paguajë kësaj shtetaseje dëmshpërblim.
Bëhet fjalë për çështjen “Hysa kundër Shqipërisë”, ku një shtetase shqiptare, Afërdita Hysa, e cila ishte mbajtur në paraburgim me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pretendonte pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, se kishin munguar arsyet e duhura dhe të mjaftueshme nga gjykatat vendase për të justifikuar paraburgimin e saj.
Ajo e kishte apeluar më herët masën ndaj saj në gjykatat vendase, me pretendimin se paraburgimi nuk ishte masë proporcionale dhe e justifikuar.
Hysa e bazonte mungesën e justifikimit për masën e paraburgimit në faktin se ajo ishte vetë-dorëzuar pranë policisë dhe rreziku i arratisjes së saj nuk ekzistonte, pasi ishte e martuar me një oficer policie dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël.
Gjykata e Strasburgut i jep të drejtë ankueses dhe del në përfundimin se është shkelur neni 5 pika 3 i konventës europiane për të drejtat e njeriut (nen që lidhet me lirinë dhe sigurinë), pasi gjykatat vendase nuk kanë dhënë arsyet e duhura dhe të mjaftueshme për periudhën e parë të burgimit të kërkueses.
Vetëm rëndësia e veprës penale sipas GJEDNJ, nuk mjafton për të sjellë paraburgimin. GJEDNJ argumenton se burgimi kërkon dyshim të arsyeshëm dhe se rreziku i mundshëm i arratisjes nuk ishte adresuar siç duhej nga gjykatat shqiptare.
Ky vendim i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut tregon edhe njëherë se si gjykata vendase kanë tejkaluar kriteret ligjore dhe kanë shkelur Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, me disa vendime të tyre për masat e paraburgimit, raporton euronewsal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Fetoshi nga “Octopus”: Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Qeveria e RMV-së miratoi projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mediat

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Zbulohen mbetjet mortore të shtatë viktimave të Masakrës së Kralanit në Kosovë

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Pas Osmanit, Rutte në takim me Kurtin

Rrahje masive te rrethi i Flamurit në Prishtinë – dy të lënduar dhe dy të arrestuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare