Prej shumë orësh Lushnja është përfshirë nga zjarre që kanë shkatërruar hektare të tëra me ullinj. Ndërkohë një grua, e cila dyshohet se shkaktoi zjarrin, doli jashtë kontrollit dhe u vetëhelmua në kushte të rënda psikologjike.
Gruaja që dyshohet se shkaktoi një vatër zjarri e që më pas vazhdoi të përhapet në kodrat e qytetit të Lushnjës është vetëhelmuar. Dallandyshe Blliku, 55 vjeç, nga Garunja sipas bashkëshortit të saj, pak para se policia t’i shkonte në shtëpi për t’i marrë deklaratën kishte pirë fotoksinë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes dhe sipas të dhënave të para, 55-vjeçarja i kishte vënë zjarrin plehrave në oborrin e saj. Për shkak të erës, flakët dolën jashtë kontrollit dhe vazhduan 24 orë në sipërfaqet me ullishte. Kur policia shkoi në shtëpinë e saj e gjeti në gjendje të rëndë.
Me gjithë ndihmën që iu dha, ajo nuk mbijetoi. Familjarët thanë se ajo ka qenë në kushte të rënda psikologjike për shkak të zjarrit.
Pyetje: “Pse e bëri”?
Bujar Blliku: “Isha dje te toka unë dhe për të djeg ato barishtet”.
Pyetje: “Ajo e pranoi që e kishte vënë zjarrin vetë”?
Bujar Blliku: “Po”.
Pyetje: “Edhe ata erdhën thjeshtë për të marrë një deklaratë”?
Bujar Blliku: “Po. Do vish vetëm për formalitet”.
Pyetje: “Kur erdhi policia ajo e kishte pirë”?
Bujar Blliku: “Kishte mbaruar punë atëherë”.
Dy vatra të tjera zjarri vazhdojnë të jenë aktive në kodrat me ullinj të Çiflikut dhe Dushk të Peqinit. Deri tani përllogariten 200 hektarë ullishte e djegur.
Pyetje: “Ku po e çon ujin”?
Banori 1: “Te ullinjtë”.
Pyetje: “Sa të janë djegur”?
Banori 1: “Shumë”.
Pronarët e tyre me të gjitha mjetet rrethanore po mundohen të shpëtojnë qofte edhe një rrënjë ulliri. Mungesa e rrugëve të kalimit e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve, megjithëse ata kanë dy ditë që luftojnë me flakët.
Mungesa e rrugëve të kalimit e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikësve, megjithëse ata kanë dy ditë që luftojnë me flakët.
Banori 2: “Unë vajta se kam mbjellur ullinjtë e rinj dhe vajta si e si t’i shpëtoj. Po do ti zjarri i tepërt, flaka e mahde, barishte e madhe nuk mundej”.
Pyetje: “Sa rrënjë të janë djegur”?
Banori 2: “200 rrënjë qenë që sivjet na i mori në kulm të vjeljes”.
Pyetje: “Ju ku do shkoni”.
Banori 3: “Për të fikur zjarrin te ullinjtë se na është bërë shumë dëm i madh”.
Pyetje: “Me çfarë do ta fikni”?
Banori 3: “Me krahë do ta fikim, me mjete rrethanore”.
Banori 4: “Tani po hyri këtu ai i bie të zbresi deri poshtë”.
Pyetje: “I trembeni”.
Banori 4: “Ja shtëpia ime ajo atje, s’i nuk i trembem.”
Ullishtet e djegura nga zjarri ishin gati për t’u vjelë. Pronarët e tyre thonë se ky është dëmi më i madh ekonomik i shkaktuar në 10 vitet e fundit. Çdo vit në të njëjtat sipërfaqe ka rënë zjarr, por asnjëherë në periudhën e vjeljejes së prodhimit. /ABC News
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Vdes një punëtor në Rahovec – policia nis hetimet

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi