LAJMI I FUNDIT:

Grozdanova: AstraZeneca është ndër vaksinat më të sigurta, nuk ka nevojë për panik

Grozdanova: AstraZeneca është ndër vaksinat më të sigurta, nuk ka nevojë për panik

Profesoresha universitare, Aleksandara Gorzdanova e cila është edhe kryetare e Komitetit për Imunizim pranë MSH-së tha se “AstraZeneca” është ndër vaksinat më të sigurta dhe më cilësore.

Ajo theksoi se nuk ka nevojë për panik për shkak se vetëm “Britanika e Madhe” ka mbi 17 milionë vaksina të dhëna nga kjo kompani.

Ajo sqaron se në fillim ishte rekomandimi ‘AstraZeneca’ të mos jepet te popullata më e moshuar se 65 vjet por nuk kanë qenë të dhënat e plota.


“Vaksina më pas filloi të jepet dhe u pa se është e sigurt”, tha Grozdanovska./Telegrafi/