LAJMI I FUNDIT:

Gripi sezonal, mjekët apelojnë të kërkohet ndihma dhe të bëhet vaksinimi

Gripi sezonal, mjekët apelojnë të kërkohet ndihma dhe të bëhet vaksinimi

Nysret Hajrullahu, drejtor në spitalin e Gjilanit, ka apeluar që të gjithë ata që kanë simptoma të gripit sezonal të kërkojnë ndihmën mjekësore. Ndërsa Hamdi Ramadani nga Klinika Infektive ka bërë thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal.

“Të dy rastet që kanë përfunduar me fatalitet kanë qenë të infektuar me virusin sezonal. Ne kemi marrë masa prej lajmërimit të rastit të parë, ku janë zvogëluar vizitat në spital, janë propozuar maskat në spital, mbajtja e higjienës, por situata është nën kontroll. Të gjithë ata që kanë simptoma të gripit të kërkojnë ndihën mjekësore”, ka thënë drejtori në spitalin e Gjilanit për RTK-në.

Kurse Ramadani nga Klinika Infektive ka thënë se jo vetëm Gjilani, por të gjitha komunat janë të prekura nga gripi sezonal, mirëpo sipas tij, gjendja nuk është alarmante.


“Klinika Infektive ka regjistruar një numër rastesh të prekur nga virusi sezonal, rreth 500. Pesë raste kanë përfunduar me vdekje. Është vërtettuar se ata janë prekur nga virusi Influenca A, dhe jo nga Gripi i Derrit. Pacientët kishin probleme të mëhershme dhe kishin ardhur tek ne vonë, gjë që trajtimi nuk ka mundur të ketë efekt. Gjendja e tyre ka qenë skajshmërisht e rëndë. Gjithashtu nuk ka pasur vaksinim”, ka thënë ai

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori