LAJMI I FUNDIT:

Grimi i duhur për ditën e të dashuruarve

Grimi i duhur për ditën e të dashuruarve

E ftuar nga partneri, ju dëshironi të jeni e bukur në mbrëmje, dhe për të qenë e tillë dëshironi një grim joshës, por jo të ekzagjeruar.

Për të fituar këtë rezultat, duhet të bëni një grim që synon për të nxjerrë në pah pikat e forta në fytyrën tuaj, sytë dhe buzët.

1. Shtimi i ndriçimit
Make-up-i që tërheq dritën mbi fytyrë, produktet e reja janë pikërisht të tilla. Qiten në lëkurë të pastër, para pudrës duke i shtrirë lehtas sasitë e vogla të produktit, nuk përhapen dhe nuk hijezohen. Zgjidhni nuanca të trëndafilta nëse keni ten të ndritshëm, nuanca të portokallta nëse keni ten mat ose të bardha për të pasur ten të bardhë si qumështi.

2. Pudra e lëngshme
Teksturat e shkëlqyeshme ose ato ligh tech, pudrat e lëngshme thjesht sikur njëjtësohen me lëkurën, sikurse kremi i ngjyrosur. Produkti qitet në lëkurë të pastër, e pastaj qitet kremi hidrant i payndyrshëm, i cili do të mbulojë shtresën sipërfaqësore. Pritni derisa ta thithë. Më pastaj pudra qitet sikurse kremi lehtas masazhohet në fytyrë.


3. Korrektori për qeska nën sy
Me rëndësi është të përdoren me masë, ngaqë korrektori i tepërt do t’i mbulojë qeskat nën sy, po do t’i theksojë rrudhat e imëta dhe do ta vështirësojë make-up-in. Në mënyrë që korrektori shikimit t’i japë dritë dhe të fshehë qeskat e padëshirueshme nën sy, duhet të zgjidhet më e ndritshme se pudra e lëngshme.

4. Të kuqtë
Me pak ngjyrë të trëndafiltë do të dukeni të freskët sikur tërë ditën ta kishit kaluar në ajër të pastër. Të kuqtë qitet mbi mollëza, me lëvizje rrethore, hijezohet drejt tëmthave, e në fund edhe pakëz shtrihet me gishta. Pastaj duhet të bëni një tërheqje krejt të lehtë në ballë dhe skajeve të mjekrës.

5. Pudra
Pudra pluhur mbi pudrën e lëngshme krijon vel të padukshëm farfuritës. Pastaj me faculetë letre shtypet nga ana e jashtme e syrit, përgjatë hundës, nën sy dhe ën pjesën qendrore të fytyrës.

6. Shikimi dramatik
Në tërë kapakun qitni pak hije shkëlqyese pluhur. Për përshtypje më dramatike, mbi nuancën e rëndomtë të hijes qitni hije tjera duke krijuar pamje tejet moderne. Edhe shtresa e dytë e maskarës kontribuon për dramaticitetin e syve.

7. Faqe shkëndijëzuese
Mbi të kuqtë, që zakonisht e përdorni, qitni të kuq shkëlqyes pluhur. Për kontrast shtesë, nën mollëza shtoni ngjyrë ca më të mbyllët të të kuqit.

8. Buzë shkëlqyese
Nëse rëndom e keni në qejf buzëkuqin ngjyrë lëkure ose nuancë ca më të ndritshme, shtoni pakëz shkëlqyes. Nëse, megjithatë, nuk i keni në qejf buzët “lakuriqe”, për imazh tjetërfare zgjidhni ngjyrë kumbulle ose të kuqe të mbyllët dhe pastaj shkëlqyesin. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

Keshilla Modë
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Ky është trupi me përmasat ideale të një femre, sipas shkencës

Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?

Pse ndonjëherë vagjina mban erë të keqe?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

Kalo në kategori