Antoinne Griezmann, kishte thënë se do ta vendos të ardhmen e tij para Kampionatit Botëror.

Kjo për të qenë i qetë gjatë kampionatit.


Ylli i Atleticos së Madridit ka vendosur të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll, duke refuzuar përfundimisht ofertën e Barcelonës.

GettyImages 959535260 Antoine Griezmann (Getty Images)

Klubi katalunas ishte gati të paguante klauzolën e tij prej 100 milionë eurove.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle, të cilat raportojnë se francezi i ka njoftuar drejtuesit e Barçës.

Ai pas vendimit i ka autorizuar menaxherët për të negociuar zgjatjen e kontratës me Atleticon e Madridit.

GettyImages 959420532 Antoine Griezmann (Getty Images)

Griezmann do të zgjasë kontratën e tij me skuadrën e Simeones deri në vitin 2023.

Ai do të jetë ‘transferimi’ më i madh i kësaj vere për Atletico Madridin. /Telegrafi/

telegrafi sport app