LAJMI I FUNDIT:

Greva në arsim, Gola: Qeveria Kurti ndodhet në mes dy alternativave

Greva në arsim, Gola: Qeveria Kurti ndodhet në mes dy alternativave

Kryetari i Komisionit për Arsim nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola, duke folur për grevën në arsim tha se Qeveria Kurti aktualisht ndodhet në mes të dy alternativave.

E para sipas tij është këmbëngulja për të mos rënë në pozita shantazhuese dhe e dyta të ndajë edhe 50 eurot e kërkuara nga SBASHK-u, “sipas logjikës së një shteti të shantazhueshëm”.

Këto deklarata Gola i bëri të enjten, në seancën e Kuvendit, ku mes tjerash shtoi se nuk ka dallim mes shantazhit dhe grevës, kur kjo e fundit përdoret për të bllokuar çdo funksion etik të një institucioni, raporton Telegrafi.


“Në këtë kontekst, Qeveria Kurti është ndërmjet dy alternativave; këmbënguljes që të mos bie në pozita të shantazhueshme por çmimi i kësaj do të ishte vazhdimi i vuajtjes së pasojave te fëmijët dhe në anën tjetër një zgjidhje afatshkurtër e cila në trajtën e logjikës së pushteteve të kaluara e tregton edhe këtë 50 eurosh dhe rikthehet procesi mësimor, por pasojat janë afatgjata pra logjika e ripordhuar e një shteti të shantazhueshëm”, u shpreh ai.

Deputeti pozitar tutje tha se greva duhet të ndërpritet pasi kërkesat kryesore të SBASHK-ut janë përmbushur, ndërsa ato që kanë mbetur mund të plotësohen përmes presionit sindikal.

“Më duhet të shprehi një solidarizim kolegial dhe njerëzor me mësimdhënësit se e kuptoj që nuk është e lehtë të përballosh një tematizim të stërkequr publik për interesat e tyre. Unë dje i kam pasur në Komision përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe Këshillit Grevist dhe mendoj se si mazhorancë kemi treguar maturi të diskutimit për problemet e tyre”.

“Unë u binda që përmbushja dhe adresimi i kërkesave sindikale deri sot nga Qeveria në asnjë rrethanë nuk janë të atij niveli që të arsyetojë vazhdimin e grevës në këtë formë. Për pjesën që ka mbetur pa u realizuar, do të mund të lehtë të vazhdojnë me presionin sindikal por jo me grevë sikur tani. Jam i bindur që për këto kërkesa që iu kanë mbetur pa realizuar mund të vazhdojnë me presion sindikal, por jo me bllokadë totale”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori