LAJMI I FUNDIT:

Greva e punëtorëve të ATK-së vazhdon edhe nesër

Greva e punëtorëve të ATK-së vazhdon edhe nesër

Ka përfunduar greva tri orëshe e Sindikatës së Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), përmes së cilës po kërkojnë që të dëgjohen kërkesat e tyre për kushte të përshtatshme të punës.

Sekretarja e sindikatës, Arlinda Bajra bëri të ditur se greva do të vazhdojë gjatë gjithë javës, me shpresën që deri të marrin një përgjigje nga qeveria e Kosovës lidhur me kërkesat e tyre.

“Kërkesat janë paraqit edhe përmes shkresave me shkrim që janë dërguar disa herë në Ministri të Financave, ku kanë qenë krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të ATK-së dhe kompensimet tjera për zyrtarët”, tha Bajra.


Fillon greva në ATK, për tri orë nuk ofrohen shërbime
Lexo po ashtu Fillon greva në ATK, për tri orë nuk ofrohen shërbime

Në të kundërtën, ajo paralajmëroi se nuk do të ndalin grevën derisa të përmbushen kërkesat e tyre.

Greva kishte filluar nga ora 9:00 deri 12:00, pra që janë ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit dhe ishte mbajtur në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës. /Telegrafi/