LAJMI I FUNDIT:

Greqia shumë shpejt vendos ndaj kërkesave për azil të ushtarëve turq

Greqia shumë shpejt vendos ndaj kërkesave për azil të ushtarëve turq

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, i ka thënë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, se kërkesat për azil të ushtarëve turq, që ikën në Greqi të shtunën, do të ekzaminohen “shpejt”, ka thënë një zyrtar qeveritar grek.

Tsipras, i cili këto komente i bëri gjatë një bisede telefonike me Erdoganin, të shtunën mbrëma, ka thënë se procedura do të kryhet me “respektin absolut”, siç parashihet me ligjin ndërkombëtar dhe traktatet e të drejtave të njeriut, raporton Reuters.

Tetë ushtarët ikën në Greqi me një helikopter pas tentimit të dështuar për grusht-shtet kundër qeverisë turke dhe u arrestuan pasi aterruan në Greqi.


Gjithçka rreth puçit ushtarak në Turqi
Lexo po ashtu Gjithçka rreth puçit ushtarak në Turqi