LAJMI I FUNDIT:

Greqia organizon debat profesional për marrëveshjen me Maqedoninë

Greqia organizon debat profesional për marrëveshjen me Maqedoninë

Për aspektet juridike të marrëveshjes me Maqedoninë, prapavija historike, zbatimi i saj, emri, përdorimi, gjuha dhe nënshtetësia, janë disa nga temat që sot do të diskutohen nga profesorët juridik në Greqi, në një konferencë që e organizon Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë.

Nga MPJ greke thonë se qëllimi i konferencës është që të ketë debat global dhe profesional në lidhje me gjitha çështjet që dalin nga marrëveshja historike mes Shkupit dhe Athinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Diskutime do të ketë në katër sesione dhe pritet të kontribuohet në qartësimin e koncepteve kritike dhe termeve juridike, me qëllim që të informohet opinioni”, thonë nga MPJ e Greqisë.


Debati pritet të zgjasë shtatë orë dhe do të përfundojë sonte me fjalimin e shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias, i cili do të flet në temën “Vlerësimi i marrëveshjes së Prespës dhe zbatimi strategjik”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori