Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Brad Greenberg e ka publikuar listën e lojtarëve që i ka ftuar në dy ndeshjet e Dritares së Dytë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kosova është pjesë e Grupit C të kualifikimeve evropiane të Kupës së Botës “Kina 2019” së bashku me Lituaninë, Hungarinë dhe Poloninë.


Kosova të dyja ndeshjet e muajit shkurt do t’i luaj si mysafire, të parën në Wloclawek kundër Polonisë më 23 shkurt, kurse të dytën më 26 shkurt në Klaipeda ndaj Lituanisë.

Kosova Maqedonia 1

Përfaqësuesja jonë do të grumbullohet në Torun të Polonisë prej 19 shkurt, dhe pas ndeshjes kundër polakëve do të zhvendoset për në Lituani.

Duhet theksuar se në dy ndeshjet e Dritares së Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”, Kosova ka pësuar disfata, së pari në shtëpi në përballje me Lituaninë dhe më pas si mysafire në ballafaqim me Hungarinë. /Telegrafi/ Lista e lojtarëve të ftuar nga Greenberg: 1. Dardan Berisha (Basketball Nymburk/Çeki)
2. Erjon Kastrati (Petrol Olimpija/Slloveni)
3. Scott Bamforth (Dinamo Sassari/Itali)
4. Jaren Sina (Ada Blois Basket 41/Francë)
5. Samir Zekiqi (Trepça)
6. Lis Shoshi (Pieno Zvaigzdes/Lituani)
7. Gëzim Morina (Sixt Primorska/Slloveni)
8. Fisnik Rugova (Sigal Prishtina)
9. Shawn Jones (Dinamo Sassari/Itali)
10. Leonard Mekaj (Golden Eagle Ylli)
11. Alban Veseli (Sigal Prishtina)
12. Granit Rugova (Sigal Prishtina)
13. Arti Hajdari (Rahoveci).

telegrafi sport app