Klubi i Prodhuesve të Kosovës po organizon edicionin e 5-të të Green Business Expo, i cili këtë radhë do të jetë tërësisht virtual.
Green Business Expo do të mbahet më 1 dhe 2 dhjetor në businessexpo.greenkosovo.com.
Ky edicion do të jetë i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze dhe do të vijë me një koncept inovativ dhe në nivel me panairet virtuale ndërkombëtare, ku pjesëmarrës do të jenë kompani nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Sektorët të cilët do të jenë pjesë këtë edicion janë: ndërtimi dhe eco-enterieri, efiçienca e energjisë, energjia e ripërtërishme dhe riciklimi.
Ky panair për pesë vite radhazi është një ndër aktivitetet më të rëndësishme për Bizneset e Gjelbra në Kosovë dhe i cili ofron një platformë të rrjetëzimit të këtyre bizneseve, institucioneve qeveritare, donatorëve dhe të gjithë akterët relevant.
Kompanitë pjesëmarrëse do të shfaqin produktet e tyre “të gjelbra” në Pavijonin e Gjelbër, në të cilin vitin e kaluar ishin 47 kompani pjesëmarrëse dhe u realizuan shitje potenciale me vlerë 1.3 milion gjatë dy ditëve dhe kishte rreth 6,630 vizitorë dhe 673 kontakte të vlefshme.
Që të jeni pjesë e këtij edicioni, ju lutemi vizitoni faqen paralajmëruese të panairit businessexpo.greenkosovo.com dhe plotësoni formën e regjistrimit.
Gjithashtu, Forumet e Gjelbra do të mbahen gjatë festivalit, ku ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë do të paraqesin trendet e fundit dhe të ardhshme të industrisë në efiçiencën e energjisë, energjinë e ripërtëritshme dhe riciklimin si dhe rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm të bizneseve të gjelbra.
Pjesë e festivalit do të jetë edhe pjesa e Prezantimit të Produkteve, ku kompanive pjesëmarrëse do të ju ofrohet mundësia për të prezantuar produktet e tyre.
Organizimi i këtij edicioni bëhet në partneritet me GIZ Kosovo, Procredit Bank dhe Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri