LAJMI I FUNDIT:

Grealish shpërndan pamjet e prapaskenave të mirëseardhjes së Haaland në Man City

Grealish shpërndan pamjet e prapaskenave të mirëseardhjes së Haaland në Man City

Jack Grealish ka shpërndarë pamjet e mirëseardhjes së Erling Haaland në Manchester City, duke përfshirë fjalimin e shkurtër dhe të ëmbël të sulmuesit.

Haaland është padyshim nënshkrimi më i madh i verës, edhe nëse ai nuk është më i shtrenjti, dhe tifozët e klubit mezi presin të shohin atë në fushë.

Tifozët padyshim që presin që 22-vjeçari të vazhdojë rekordin e tij jashtëzakonisht të egër të golave ​​në karrierën e tij deri më tani.


Me fjalën “Inshallah”, Haaland ka njoftuar se kur do të jetë debutimi i tij për Manchester Cityn
Lexo po ashtu Me fjalën “Inshallah”, Haaland ka njoftuar se kur do të jetë debutimi i tij për Manchester Cityn

Është interesante që duket se nënshkrimi i ri tashmë po krijon shoqëri me disa nga lojtarët e Citytn, e në veçanti me Grealish, i cili iu bashkua klubit verën e kaluar.

Grealish ishte gjithashtu i dukshëm në videon e mirëseardhjes së Haalandit, duke e incizuar atë gjatë fjalimit të tij, që është zakon në klube për secilin transferim të ri.

Skena qesharake në stërvitjet e Man Cityt: Haaland 'shpërthen' në të qeshura me veprimin e Guardiolas ndaj Grealish
Lexo po ashtu Skena qesharake në stërvitjet e Man Cityt: Haaland 'shpërthen' në të qeshura me veprimin e Guardiolas ndaj Grealish

Në atë fjalim, Haaland falënderoi në mënyrë specifike bashkëlojtarët për mirëpritjen dhe stafin fizik, pasi historia e tij me dëmtime është e njohur dhe ai dëshiron ta lë pas vete për të mos penguar atë t’i tregojë aftësitë e shkëlqyera në Angli.

Fjalimi i sulmuesit norvegjez krijoi të qeshura, ndërsa Grealish dhe disa nga bashkëlojtarët nuk hezituan ta thërrisnin emrin e tij kohë pas kohe. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori