Gratë shtatzëna që infektohen me COVID-19 kanë të ngjarë të kenë më pak simptome, por janë në rrezik më të madh për kujdes intensiv

Se si coronavirusi prek gratë shtatzëna ka qenë e paqartë gjatë periudhës më të keqe të pandemisë dhe ato u vunë në listën e mbrojtjes si një masë paraprake.
Ndërsa disa studime kanë zbuluar se ato nuk duket të jenë në ndonjë rrezik shtesë, një studim i botuar tani zbulon se ka më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë nëse kanë simptoma.
Punimi shqyrtoi 77 studime të tjera që janë bërë në të gjithë botën dhe zbuloi se gratë shtatzëna kishin 57 për qind më pak të ngjarë të shfaqnin shenja të sëmundjes.
Sidoqoftë, midis atyre që shfaqën simptoma, shansi për t’u pranuar në kujdesin intensiv ishte 62 për qind më i lartë se sa për gratë e tjera. Të gjitha gratë në studim ishin tashmë në spital, kështu që ato mund të kenë pasur probleme të tjera shëndetësore, transmeton Telegrafi.
Kjo nuk do të thotë që 62 për qind e grave shtatzëna me COVID-19 shkuan në kujdes intensiv, por ishte një rritje proporcionale e rrezikut. Për shembull, nëse 10 në 1.000 gra jo shtatzënë do të kishin nevojë për kujdes intensiv, 16 gra shtatzëna do të kishin nevojë për kujdes intesiv.
Hulumtimi u bë nga një ekip i quajtur ‘PregCOV-19 Living Systematic Review Consortium’, i udhëhequr nga profesoresha e Universitetit të Birminghamit Shakila Thangaratinam.
Problemet ekzistuese shëndetësore te nënat, përfshirë mbipeshën, diabetin dhe presionin e lartë të gjakut, ishin të lidhura fort me rreziqet e shtuara për kujdes intensiv, shkruan dailymail.
Dr Edward Morris, president i Kolegjit Mbretëror të Obstetërve dhe Gjinekologëve, tha: “Ndërsa rreziqet e përgjithshme për gratë shtatzëna nga coronavirusi janë të ulëta, gjetjet e këtij studimi nxjerrin në pah rreziqet e veçanta për gratë shtatzëna, veçanërisht ato në tremujorin e tretë të shtatzënisë”.
Ai tha se gjetjet e studimit ishin “të mirëseardhura” dhe se gratë duhet të ndjekin udhëzimet e Qeverisë, gjë që i vendos ato në një grup “me rrezik të moderuar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës