LAJMI I FUNDIT:

Gratë që tradhtonin burrat në komunizëm ishin… heroina?!

Gratë që tradhtonin burrat në komunizëm ishin… heroina?!

Në një analizë me titull “Apoteoza e Marrëzisë”, Viktor Malaj shkruan ndër të tjera edhe për një shkrimtar të shquar që justifikonte tradhtitë bashkëshortore gjatë komunizmit, duke i konsideruar si akte rebelimi.

“Një nga mendjet më të ndriçuara të shqiptarëve, një shkrimtar i shquar, i thoshte një shkrimtari dhe botuesi francez se ‘në sytë e mi, çdo grua që guxonte të kishte një histori tradhtie bashkëshortore (gjatë regjimit komunist- V.M.) ishte njëfarë heroine’, sepse, sipas tij, ky ishte një kundërshtim i rendit diktatorial. Po të ishte gjallë Dajë Ceni, do të tallej me këtë budallallëk të panevojshëm, duke thënë: ‘Çare thu merjahu?! Po ne, gratë që tradhtojnë burrat i kemi qujt kurva dhe jo heroina qysh në kohën e Teutës dhe Agronit. Ç’janë këto bidate të reja e të panigjume?’”.

“Kur lexon njeriu pohime të tilla, gati sa nuk ndien keqardhje për ata burra që i patën ndarë gratë e tyre për këto akte pa e ditur se po ndaheshin nga ‘heroinat’ e kohëve moderne. Gjithashtu, njeriu nis e kupton edhe arsyen ‘e vërtetë’ se përse pohuesi i këtij lloj heroizmi e ka tradhtuar dikur të shoqen sa herë i është dhënë rasti”, shkruan Malaj duke e renditur shembullin e këtij shkrimtari tek rastet e marrëzisë që analizon ne shkrimin e tij.


Malaj nuk e përmend emrin e shkrimtarit, por nga një kërkim në intervistat e fundit, rezulton se behet fjale për Ismail Kadarenë.

Kadare, në një intervistë me publicistin Stéphane Courtois, ndër të tjera thotë: “Çdo shfaqje normale e jetës, në një mënyrë ose një tjetër ishte një kundërshtim i rendit diktatorial. E zhvlerësonte atë, ia prekte autoritetin. Kjo ndodhte sidomos me historitë e ndërlikuara të dashurisë. Në sytë e mi, çdo grua që guxonte të kishte një histori adulteri, ishte njëfarë heroine. Kur kam marrë vesh rastësisht se në ushtrinë shqiptare, kishte disa qindra vetëvrasje oficerësh për shkaqe xhelozie, e kam marrë këtë si një shpallje shprese. Ky fakt tregonte se diktatura, sado që i kishte sfilitur, nuk i kishte tharë dot shpirtrat e njerëzve”. /DITA/

Intervista e Kadaresë mund të lexohet duke klikuar KETU

Analiza e Malajt mund të lexohet duke klikuar KETU

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Lajme
Kalo në kategori