Organizata FEMakti ka paralajmëruar një marsh protestues kundër ngacmimeve seksuale ndaj grave në Prizren, i cili do të mbahet sot, duke filluar nga ora 13:00.
Sipas njoftimit, rastet e ngacmimeve seksuale janë duke u shtuar çdo ditë e më shumë.
“Rasti i fundit i tentimit të përdhunimit të një gruaje në rrugën e Marashit në Prizren, është tejet shqetësuese, veçanërisht marrë parasysh heshtjen institucionale ndaj këtij rasti. Rasti i tentimit të përdhunimit të një gruaje në Prizren si dhe ngacmimet e shumta seksuale, janë gjithnjë e më shumë duke i larguar gratë nga hapësirat publike. Kështu duke i frikësuar dhe izoluar ato. Në bazë të një raporti rreth sigurisë së grave në hapësira publike në Prizren, del që 70% e grave nuk ndihen të sigurta në hapësira publike, ndërsa 76% prej tyre janë ngacmuar gjatë shfrytëzimit të këtyre hapësirave. Hapësirat publike janë të dominuara nga burrat, te cilat ato tanimë kanë filluar të paraqesin edhe rrezik për gratë. Ndërsa, është bërë një kohë e gjatë që gratë dhe vajzat e Prizrenit kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me lagje te caktuara të cilat nuk kanë fare ndriçim apo janë pjesërisht të ndriçuara , duke ia limituar mundësinë për të lëvizur të sigurta në orët e mbrëmjes. Në komunën e Prizrenit, gratë dhe vajzat e reja nuk ndihen të sigurta që të vetme, apo edhe në shoqëri të grave të tjera të marrin rrugën malore apo turistike për të shkuar në Kala. E njëjtë frikë është edhe për shumë lagje të tjera. Andaj, edhe ndër kërkesat tona kryesore janë integrimi i ndriçimit të shtuar publik me kamera monitoruese si dhe prania e “policisë sociale” në mënyrë që këto hapësira të jenë në mbikëqyrjen e policisë. Kështu me shtimin e sigurisë në këto hapësira publike do të krijohet një mundësi për parandalimin e dhunës dhe ngacmimeve seksuale dhe krijimin e një ambienti të sigurtë për gratë”, thuhet në njoftim.
Sipas FEMakti, e drejta për hapësira publike nuk mund të mohohet ngase ajo është një e drejtë njerëzore që i garantohet të gjithë qytetarëve. Për më tepër, rastet e ngacmimeve seksuale dhe tentimet të përdhunimit janë raste të papranueshme dhe duhet të merren masa të menjëhershme.
“Ne, si grup i vajzave dhe grave të komunës së Prizrenit së bashku me qytetarët kemi vendosur të protestojmë. Këtë të diele në ora 13:00 në rrugën e Marashit do të protestojmë në mënyre simbolike, me kërkesën që institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme për t’i parandaluar këto dukuri. Ndërsa, ne jemi të vendosur që të vazhdojmë të protestojmë deri sa kërkesat tona të realizohen dhe të ketë siguri për të gjithë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar

Njohja nga Sudani – një sukses diplomatik që u mirëprit nga të gjithë

Premtoi transformimin e kryeqytetit, por sa premtime i mbetën pezull Ramës?

Mot me diell, temperaturat shënojnë rritje

Dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri më 1992 (Foto/Video, +18)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shkencëtarët parashikuan kolapsin e shoqërisë në 2040 - deri më tani paralajmërimet po jetësohen

Mikel Arteta paralajmëron mungesën e yllit të Arsenalit në sfidën ndaj Real Madridit

Granit Xhaka mbështet Gjestin: "Finalist" – Komenti i futbollistit bën bujë në rrjet

MPB po shqyrton mundësinë e kompensimit të orëve shtesë për ushtarët, policët... me ditë pushimi

Sensacioni i La Masias po largohet nga Barcelona, dy gjigantët evropianë e duan atë

"Mos ma ço zërin" - përplasje e fortë verbale mes Laertit dhe Gjestit në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4