LAJMI I FUNDIT:

Grashtica përcakton kampionët

Grashtica përcakton kampionët

Me garën që do të zhvillohet në këtë fundjavë, në Grashticë përfundon Kampionati i sivjetmë i Kosovës për disiplinën malore.

Kjo është gara e gjashtë me radhë në këtë disiplinë, por edhe më e rëndësishmja, pasi në disa klasa do t’i përcaktojë kampionët për këtë vit.

Duke marrë parasysh rëndësinë e pikëve dhe faktin që është gara e fundit, është e sigurt që automobilistët do ta japin maksimumin. Për të njëjtat arsye pritet që edhe interesimi i dashamirëve të automobilizmit të jetë i madh.


Kampionati i Kosovës edhe sivjet ka pasur rrjedhë shumë të mirë dhe pa asnjë aksident serioz, prandaj në Federatën e Auto Sportit të Kosovës shpresojnë që edhe përfundimi  të jetë i tillë.

FASK-u i ka bërë të gjitha përgatitjet që gara të ketë ecuri sa më të mirë, ndërsa kërkon mirëkuptim nga kalimtarët e rastit, pasi gjatë dy ditëve të fundjavës në periudhën kohore 10:00 – 16:00, aksi rrugor Grashticë – Stallovë do të jetë e mbyllur. Natyrisht që në pauzat ndërmjet vozitjeve rruga do të jetë e lirë, në mënyrë që pritjet e qytetarëve të jenë sa më të shkurtëra.

Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve po ashtu do të jenë aty për të asistuar për çdo eventualitet.

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori