Zvicra ka mposhtur Serbinë me rezultat 3-2, për të kaluar tutje në mesin e 16-të më të mira të botës.

Xherdan Shaqiri, Breel Embolo dhe Remo Freuler ishin ata që shënuan golat për helvetikët.


Por lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh dirigjenti i mesfushës, Granit Xhaka, që ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim.

xherdan shaqiri granit xhaka schweiz 2022 1670014632 97947

Ai kishte 69 prekje të topit, ndërsa në pasime ishte 95 për qind i saktë nga 55 i kompletoi 52.

Xhaka krijoi një rast për shënim, fitoi katër duele, ndërsa nuk u driblua asnjëherë.

Xhaka është kapiten dhe lider te Zvicra tash e disa vite. /Telegrafi/

telegrafi sport app